Vdekja..!

Mos thuaj se vdekja
Pse na vjen befas
Gjithë rri i pregaditur
Me lenë diçka pas

Është musafir i rrallë
Që të vjen një herë
Sado që arsyetohesh
Prap shpirtin ta merr

Prej vdekjes s’ka ikje
Ngase e hapë çdo derë
Duhet të brengosemi
Shpirtin si na nxjerr

I shpëtuar do të jetë
Shpirti me aromë të mirë
Në varr dhe në ahiret
Nuk do ta ketë vështirë

Shpirti me erë të keqe
Për të nuk ka shpëtim
Na ruaj i Madhi Zot
Nga ky përfundim.

Nuhi Osmani