Rtv Pendimi

Vdekja e hoxhes Osman Abazi

Nje Hoxh nga Kosova shum i dallur,
me zerin e ti te embel Allahu e kishte vequar.
Ky ishte Hoxha Osman Abazi shum i talentuar,
Allahu shum veqori i kishte dhuruar,
nje hoxh me derse keshilla plot,
libra shkrove perktheve pa u lodhur dot,
poezi recitoje ilahi kendoje,
me Kur-an zemrat ne freskoje.
Allahu me ze te dalloi,
Kur-anin e madheruar shum bukur e lexoje,
zeri yt i embel zemrat na qetesojke.
Allahu me nje semundje te sprovoi,
ne spital shum muaj qendrove,
dhimbje te medha perjetove,
por asnjeher nuk u ankove,
ne kete gjendje per islam u mundove,
dy libra me doren tende ne spital i shkrove,
Allahun kurr nuk e harrove gjithmon e falenderove.
Nga Xhamija kur u largove,
Xhematin shum e pikellove,
per gjdo jav te pritshin me mall,
derse ti me ju mbajt e Kur-an me ju lexu,
me zerin tend te embel zemrat me jav qetesu.
Per vdekjen tende kur kemi ndegju,
shpirti shum nu ka ngushtu,
per muslimanet nje pikellim i madh eshte perjetu.
Edhe pse ke vdek veprat e tua jan gjall,
keshillat e tua do ti mesojm e ne jet do ti praktikojm,
e sevape ty do te shkojn.
AH’’ mor Hoxha jon i dashur,
si do ta falin Xhemati namazin,
si do te hyn ne at Xhami,
kur nuk kan met pa ma ty.
Familjen me lot ne sy eke lan,
sa t’jon gjall do te perkujtojn me mall,
por saber do te bajn,
se jan krenar qfar Hoxhe nga familja kan pas.
Hoxhallaret kur kan mu bashku,
prezenca jote ka me na pikellu,
zeri yt ka me na mungu.
Shum musliman jan bashku e shum safa jan rreshtu,
lamtumiren e fundit me ta dhan e xhenazen me ta fal,
e dua per ty po bajn se prej neve je nda.
Hoxha jon i dashur shum ke me na mungu,
por me caktimin e Allahu duhet mu pajtu,
se gjdo njeri vdekje ka me perjetu.
Allahu familjes saber i qoft,
me grada te larta i gradoft,
ne Xhennet me Hoxhen i bashkoft.
Me 2 Shtator 2012 ti u ndave nga kjo jet,
per muslimanet nje pikellim i vertet,
sa t’osht jeta me jetu kurr nuk kemi met harru,
ne dua kemi met perkujtu e inshalla ne Xhennet kemi mu bashku.
O’Allah un ty te lutem hoxhen ton ta meshirosh,
me pejgamber ta bashkosh,
Xhennetin si shperblim tja dhurojsh.
 
 
Allahu e meshiroft Hoxhen Osman Abazi dhe familjes se ti saber i qoft….Amin Amin Amin.

TË NGJAJSHME