Rtv Pendimi
Lajme

Vdiç Dr. Murad Wilfried Hofmann, i konvertuari në Islam, por kush ishte ai?

Dr. Murad Wilfried Hofmann një dijetar i njohur, i cili është konvertuar në fenë islame në vitin 1980, ka vdekur në moshë 89 vjeçare.
Ai ka përfunduar shkollimet për drejtësi, derisa është autor i shumë veprave, disa prej të cilave të përkthyera edhe në shqip, shkruan RTV Pendimi.
Lajmin  për vdekjen u kumtua në rrjetet sociale, derisa të shumta ishin fjalët e mira për veprimtarinë e Dr. Murad Wilfried Hofmann.

“Zoti e mëshiroftë !

Kush ishte Dr. Murad Wilfried Hofmann?

Dr. Murad Wilfried Hofmann ka lindur në një familje katolike ne vitin 1931. Ne vitin 1957, ai ka përfunduar studimet e tij për drejtesi në Harvard dhe në Shkollën e Drejtësisë në Munih, dhe për 33 vjet ka punuar në Shërbimin e Jashtëm të Gjermanisë. Në vitin 1980, ai bëhet musliman (Sunni). U bënë protesta nga populli gjerman se si një njeri i nivelit kaq të lartë mund të përqafojë Islamin. Kur u rikthye në Islam, ai ishte anëtar i Shërbimit të Jashtëm Gjerman dhe specialist në çështjet e mbrojtjes nukleare. Që atëherë ai ka botuar një seri librash dhe artikujsh nëpër revista me tema islame. Këtu përfshihen Ditari i një muslimani gjerman, Islami si alternativë (i përkthyer edhe në shqip nga Furkan Ism – Shkup), Udhëtimi në Mekë, dhe Islami në Mileniumin e Tretë (i botuar edhe në shqip). Ai ishte anëtar i Bordit të Drejtorëve të Universitetit Islam Ibn Rushdi të Andaluzisë, në Kordobë, Spanjë. Ai ishte anëtar korrespondent i Akademisë Studimore të Civilizimit Islam, në Amman, Mbretërinë Hashimite të Jordanisë. Ai ishte anëtar nderi dhe këshilltar i Këshillit Qëndror të muslimanëve në Gjermani (ZMD). Ai merr pjesë në konferencat e përvitshme të Këshillit të Lartë Islam të Egjiptit. Ai shërbeu gjithashtu si Drejtor i informacionit për NATO-n në Bruksel (1983-87), ambasador në Algjeri (1987-90), dhe ambasador në Marok (1990-94). Kohën e fundit Dr. Hofmann jetoi në Bonn (Gjermani), dhe jepte leksione mbi Islamin në shumë vende të botës.

Ndahet nga jeta e kësaj bote më 12.01.2020

K.Kasami”/RTV Pendimi

Të ngjajshme

Tërmeti në Durrës, njerëzit dalin nga shtëpitë

Kushtrim Guraj

Për sensibilizimin

Kushtrim Guraj

Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

Kushtrim Guraj

Libi, forcat jolegjitime sulmojnë kopshtin e shkollës, raportohet për viktima

Kushtrim Guraj

“Marrëveshja për Hekurudhat në interes të Kosovës, ndikon në ekonomi”

Kushtrim Guraj

“Dezertimi” i LVV-së dhe LDK-së nga premtimi për transparencë

Kushtrim Guraj

Pensionimi e mungesa e mjekëve, sfidë për shëndetësinë në Kosovë

Kushtrim Guraj

Siri, pranë kufirit turk zhvendosen 31.600 civilë të tjerë

Kushtrim Guraj

Jep dorëheqje kryeministri i Katarit, emërohet pasardhësi

Kushtrim Guraj