Rtv Pendimi

VDIQ I ZHVESHUR

Një i ri rrëfen të ketë qenë në lidhje shoqërie me një djalosh të njërës prej familjeve të pasura të një lagjeje zotërinjsh në Kajro. Ishte rritur në një ambient të tillë që përveç luksit dhe kalimit të netëve në klube të ndryshme nuk brengosej për asgjë tjetër. Për shkak të vijimit të parregullte në mësime, në Shkollën e Mesme, dështoi, dhe babai i tij e regjistroi në një akademi ushtarake me shpenzime materiale të mëdha. Në provime pati sukses dhe kështu filloi një jetë të re por jo të mbarë. Atij vetëm sa iu shtua mëria ndaj së vërtetës dhe zhytja edhe më në mëkate. Natën, ose e kalonte me shokë ne klube ose në dhomën e tij pranë internetit duke shikuar filma erotikë dhe duke biseduar me vajza.
 
Koha kalonte ndërsa ky edhe pse fitoi diplomën ushtarake kësaj tradite të shëmtuar nuk iu largua. Ajo tashmë i ishte bërë pjesë e pandashme e jetës. Një ditë hyri në dhomë dhe si zakonisht u ul pranë internetit. U zhvesh lakuriq dhe filloi të shikonte filma erotikë për orë të tëra.  Pasditen e së nesërmes, nëna vërejti se biri i saj ende nuk ishte zgjuar deri atëherë andaj shkoi tek dhoma dhe filloi të trokasë në të por pa përgjigje. U frikësua shumë kështu që shkoi dhe e thirri babanë, i cili e theu derën por u shtang me të hyrë në dhomë. Të birin, që tashmë kishte vdekur, e gjeti të shtrirë për toke dhe lakuriq.
 
O Allah! O Allah! Çfarë vdekje e trishtueshme! Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam: Njeriu ringjallet në gjendjen që ka vdekur”. Ky i ri do të ringjallet në këtë formë ku do t’i zbulohen të metat dhe mëkatet që bënte. Allahu na ruajt!
 
Përshtati në shqip: Sedat Gani ISLAMI

TË NGJAJSHME