VËLLA MOS U MARTO!!

Mos u marto derisa ta mësosh botëkuptimin e jetës.

Mos u marto derisa ta mësosh realitetin e martesës.

Mos u marto derisa ta mësosh se si t’i mbrosh të drejtat e gruas tënde.

Mos u marto derisa nuk e gjen një grua që mundet t’i përballon jetës me ty, në rehati dhe vështirësi.

Mos u marto derisa nuk e mëson se si të mbash përgjegjësinë.

Mos u marto derisa nuk e gjen veten se përkujdeset më shumë për fenë tënde sesa për dynjanë tënde.

Mos u marto derisa nuk i mëson të drejtat e gruas tënde mbi ty. Ajo nuk është një copë prej mobilieve që e vendos në shtëpi për zbukurim, e as shërbëtore që e ke sjellë për ta pastruar shtëpinë, po ajo është shoqëruesi yt në çdo gjë.

Mos u marto derisa të gjesh veten se je bërë shëmbëlltyrë e mirë që do të mundën fëmijët e tu ta pasojnë.

Mos u marto derisa nuk e gjen veten se mundesh të diskutosh për gjëra me gruan tënde.

Mos u marto derisa nuk je në gjendje të bësh durim me gruan tënde dhe derisa ta kuptosh se jeta mes jush do të jetë e përbashkët, e jo të jesh egoist dhe ta shikosh vetëm se veten.

Mos u marto derisa nuk je i sigurt se i mbart në vete “kuptimet e njerëzisë”.

Mos u marto vetëm se atëherë kur bëhesh burrë, e jo thjeshtë mashkull.

Nëse mendon se me gjitha ato që i cekëm më lart janë të rënda dhe se do të mbetesh pa martuar, ta rikujtoj se martesa është besëlidhje e rëndë dhe se gruaja yte nuk është lojë që lozet me të, po është krijesë që duhesh të përkujdesesh për të, dhe se do të japish llogari para Allahut për të, kështu që përgatitu mirë para se të martohesh, ngase martesa nuk është vetëm se epsh, po është përgjegjësi dhe mirëkuptim dhe respekt.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU