Gjatë ditës së sotme, Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se dera e xhamisë në Ferizaj është një punim nga vëllai i Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergji.
“Dera e xhamisë në fshatin Gaçkë në Ferizaj është punuar në mënyrë të veçantë nga mjeshtri Zef Gjergji dhe djali i tij Emanueli të cilët njëkohësisht janë vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës”- thuhet në njoftimin që ka publikuar gjatë ditës së sotme BIK.
Tutje sipas njoftimit, dera e kësaj xhamie është punuar në një mënyrë të shkëlqyeshme dhe ka zbukuruar më shumë pamjen e saj.
“Kjo punë veç tjerash tregon edhe nivelin e lartë të harmonisë fetare që mbizotëron në vendin tonë”- thuhet tutje në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Dera e xhamisë, sipas BIK peshon rreth 700 kilogramë, ndërsa e veçanta e saj është doreza nga bronzi e punuar nga skulptori Agon Qosa.