Vëllezërit Murtez dhe Nexhip Xhaferi janë nga Kosova, qyteti i Lipjanit. Rrjedhin nga një familje fisnike e të ndershme. Në mesin falmiljar si nga baba e mixhallarët, po ashtu edhe nga dajallarët, në shtepin e tyre çdo herë ka pasur atmosferë të këngës patriotike, por nuk ka munguar edhe humori. Familja e tyre njihet me virtyte të mira të moralit, e sidomos me bujari. Shtëpija tyre ka qenë gjithnjë me dyer të hapura dhe anëtarët e saj kanë qenë me zemërgjërësi për mysafirët.
Murtez Xhaferi, qysh nga fëmiria e tij ka pasur prirje për këndim dhe poezi. Qysh nga mosha e tij 10-11 vjeqare te ai janë vërejtur shenja të dshurisë ndaj islamit.E ka dashtë islamin dhe ka praktukuar. Ai ka prezentuar me gjyshin e tij në oda dhe mexhlise të burrave. Gjyshi i tij gjithnjë e ka pasur afër se kishte emrin e tij.Sot e atë ditë, Murtez Xhaferi ka prirje t’i mbajë dhe ti hijeshojë ndejat, dasmat dhe odat islame qofshin ato me këng (ilahi), humor, mesele, etj.Murtezi shumicen e teksteve të ilahive i bën vet dhe jan përplotë mesezhe keshilla dhe shum domethënse.
Nexhipi po ashtu qysh nga femiria ka qenë i prirë për këngë dhe art. Nexhipi ka vijuar shkollën fillore ne Gjermani, kurse në Suedi ka perfunduar gjimnazin dhe shkollën e artit (Teatrit) dhe është marr me muzikën ,klaviatur,keng dha ka pasur nje album të tij.
Ku edhe vet Nexhipi bragtis muziken dhe i kthehet islamit dhe i bashkangjitet vellaut tij me ilahije.
Qysh nga viti 1991 ne kohën e trazirave ne Kosovë, babai i Vëllezërve Xhaferi detyrohet me gjith familjen ta merr rrugën e mërgimit për në Gjermani. Murtezi Xhaferi në Gjermani jeton deri ne vitin 1997. Aty ka vazhdur shkollen fillore. Ështe marrur me muzik si këngtar dhe ka arritur ti nxjerrë dy albume me muzik. Pastaj shpërngulen në Suedi. Atje si këngëtar, vazhdon me muziken por nuk ka qëndruar larg isamit ku të njejten koh ka bërë thirrje në islam. Një ditë e bragtisë muziken dhe atë e zëvendëson me ilahi. Ai ishte i ndikuar nga ligjeratat e hoxhes Ibrahim Avdiut. Ka prezentuar i regullt ne ligjerata dhe në fund, si shkak i pendimit është bërë një shërim me Kuran – Rukje.
Vëllezërit Xhaferi albumin e parë e kanë prezantuar në vitin 1999 gjithsej kan 7 albume me ilahi .Murtezi dhe pastaj ne Suedi ka vazhduar shkollen e tregetis. Në kohët e lira është marrur me aktivitete dhe thirrje islame. Në munges të hoxhallarëve, Murtez Xhaferi ka lujtur një rol të rëndësishëm, duke i mbajtur edhe hytbet e xhumasë. Muretez Xhaferi në Suedi njihet si njeri që ishte shkak për udhëzimin e të rinjve në islam. Ai ishte shkak që shumë të rinjë të kthehen në islam. Shumë nëna të fëmijëve të tyre e uronin Muretz Xhaferin dhe hoxhën e tij Ibrahim Avdiun për bërjen sebep që tua shpëtojnë fëmijët e tyre nga devijimi.
Pas disa viteve, pasiqë një numër i bukur i të rinjëve por edhe disa të moshuar, gjetën gjuhën e përbashkët të bashkohen rreth fjalës së Allahut, Murtezi më disa vëllezër tjerë vendosin ta hapin shoqatën kulturore Amaneti që aktivitetet e tyre ti vëndojnë në binarë dhe të jenë më të sistematizuara me një hierarki që përputhet me normat e fesë islame.
Murtezi me vëllezërit tjerë të Sh.K. Amaneti në krye të së cilës është vëllau i nderuar Erxhan Rama, kontribuan me shumë aktivitete të mëdha në vend (Suedi) në shtet tjera në Evropë dhe poashtu në vendlindje, Kosovë. Organizuan tribuna madhështore me moton “Islami na bashkon” për çdo vit ku prezantuan shumë figura të shquara nga hoxhallarët, poetë, këngëtarë etj. Në këto tribuna kanë prezentuar reth 1800 veta nga vende të ndryshme të Evropës.
Këta aktivistë ishin aktiv edhe me ndihma materiale për raste të ndryshme si për skamnorë, për ushqim, ndërtim të shtëpiave, riparim, për shprëndarjen e mishit të kurbanave dhe ngjajshëm. Më pas, Murtez Xhaferi së bashku me stafin e sh.k. Amaneti, vendosin dhe e hapin shoqatën humanitare Rahmeti. Edhe në këtë shoqatë dukshëm shihet aktiviteti i këtyre besimatërve në shërbim të nevojtarëve me lloje të ndryshme të ndihmave për skamnorë dhe jetima.
Sot Murtez Xhaferi së bashku me vëllaun e tij Nexhipin janë aktiv në programet që organizojnë Sh. K. Amaneti me ilahitë e tyre shumë domethënëse, por edhe me aktivetete tjera. Allahu i ruajt e ju dhasht suksese në të ardhëmen dhe të na knaqin me zërat e tyre.