Rtv Pendimi
Lajme

Vendimi i ‘Venecias’ për Presidentin Meta del më 11 tetor

Komisioni i Venecias do të dalë më 11 tetor me një opinion nëse presidenti Ilir Meta, ka shkelur ose jo Kushtetutën me vendimin për të zhdekretuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Komentet janë bërë pas përfundimit të takimit të anëtarëve të delegacionit të “Venecias” me anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar që është ngritur për shkeljet e pretenduara të Metës.

Të pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, anëtarët e delegacionit të “Venecias” deklaruan se ishin të kënaqur nga takimet e zhvilluara në Tiranë dhe se kanë marrë të gjithë informacionin e duhur.

Pas një muaji, “Venecia” do të japë mendimin e saj nëse Meta është në shkelje të Kushtetutës me dekretin e nxjerrë më 8 qershor.

Komisioni i Venecias u takua me zyrtarët më të lartë të vendit, përfshirë vetë presidentin dhe drejtuesit e mazhorancës dhe opozitës. /Telegrafi/

Të ngjajshme

VIHET GURTHEMELI I XHAMISË SË RE NË FSHATIN LUBIN TË SARAJIT

Qëndrim Ibrahimi

Grenell në Prishtinë: Dëshirojmë të bëjmë progres në këtë rajon

Urim Isma

“Mbi 600 protestues të vdekur gjatë demonstratave në Irak”

Urim Isma

Pas zjarreve dhe stuhisë, Australia përballet me kërcënimin e merimangave helmuese

Urim Isma

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndan edhe 10 shtëpi për familjet e pastreha në Lipjan

Urim Isma

29 vjet nga rihapja e xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë pas komunizmit (VIDEO)

Kushtrim Guraj

Alarmante: Numër i madh i vetëvrasjeve në Kosovë

Hevzi Hasani

Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon embargo të armëve ndaj Libisë

Urim Isma

Instituti i Shëndetësisë: Ajri i pashëndetshëm – mos dilni jashtë pa ndonjë nevojë të domosdoshme

Urim Isma