Rtv Pendimi

Vepra njëmijëvjeçare nga Ibn Sina u botuar në gjuhën turke

Vepra njëmijëvjeçare nga Ibn Sina është botuar në gjuhën turke në një përmbledhje me pesë-vëllime

Kanuni i Mjekësisë, “El Kanuni Fi’t-Tibb” shkruar në vitin 1014 nga Ibn Sina (Avicena, 980-1037, i cili është një nga mendimtarët më të spikatur, më të rëndësishëm në historinë e hershme të mendimit islam, është publikuar për herë të parë në gjuhën turke si një koleksion me pesë-vëllime.

Libri, i botuar në pesë-vëllime, përfshin njohuritë themelore, njohuritë thelbësore të mjekësisë. Trupi i njeriut dhe funksionet e tij janë shpjeguar në mënyrë të hollësishme në këtë libër.

Tri vëllimet e para të librit janë përkthyer tashmë nga Prof.Dr. Esin Kahya dhe është botuar me përkrahjen e bibliotekës të quajtur Qendra Kulturore e Ataturkut dhe përmbledhja do të përfundojë në fillim të vitit 2015, tha ndihmës udhëheqësi i Qendrës Kulturore Ataturk, Shaban Abak.

Më 19 dhjetor 2014 do të jetë një takim i planifikuar për përkujtimin, për festimin e Njëmijëvjetorit të librit të Ibn Sina-së “El Kanun Fi’t-Tibb”.

Prof.Dr. Hayrani Altintas, Prof.Dr. Esin Kahya, Doc. Dr Ahmet Aciduman, Doc. Dr. Hasan Basri Cakmak do të bashkohen në këtë përkujtim për të folur rreth librit të botuar rishtazi.

 

Burimi: World Bulletin

Përktheu nga anglishtja:

Mexhid Yvejsi, Gjakovë

TË NGJAJSHME