Nëse dëshiron të falsh … fal për hir të Allahut
Nëse dëshiron të bësh të lumtur njeri … bëje të lumtur për ta fituar kënaqësinë e Allahut.
Nëse dëshiron t’i bësh mirë ndokujt … bëje atë mirësi që të afron kah Allahu.
Nëse dëshiron që me njerëzit të sillesh me moralin tënd të mirë … bëje atë që të jesh shoku i të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në Xhenet.
Vepro çdo gjë për hir të Allahut dhe veproje me sinqeritet të pastër për hir të Fytyrës së Tij … derisa të fitosh shpërblime të shumëfishuara me lejen e Allahut dhe të mos pendohesh për mirësitë e bëra.
Veproje çdo vepër të mirë për ta fituar kënaqësinë e Tij, ngase Allahu për çdo gjë është i njoftuar.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU