18

Versioni më i fundit i Windows 11-ës sjell 10 përqind më shumë performancë

Kompania tha se rezultatet e pritshme nuk ishin shfaqur për shkak të diferencave në ambientet testuese mes AMD dhe analistëve por me një përditësim të ardhshëm në Windows 11, rezultatet e premtuara do të shfaqeshin.

Lançimi i serive Ryzen 9000 u prit me entuziazëm të lartë por kur mbërritën shumë adhurues të video lojërave u zhgënjyen. Vlerësimet e para të procesorëve nuk tregun përmirësime e premtuara të performancës krahasuar me gjeneratën e kaluar nga AMD.

Kompania tha se rezultatet e pritshme nuk ishin shfaqur për shkak të diferencave në ambientet testuese mes AMD dhe analistëve por me një përditësim të ardhshëm në Windows 11, rezultatet e premtuara do të shfaqeshin.

Përditësimi 24H2 i Windows 11-ës tashmë është në kanalet testuese Windows Insider dhe përdoruesit mund ta instalojë prej sot. Kanali shumë popullor në YouTube i testimit të harduerëve Hardware Unboxed vendosi Ryzen 7 9700X dhe Ryzen 7 7700X përballë njëri-tjetrit duke krahasuar rezultatet mes versioneve të ndryshme të Windows.

Shkurtimisht rritja e performancës gaming me Windows 11 24H2 është e konsiderueshme për të dy çipet Ryzen. Sipas Hardware Unboxed, kjo rritje është rreth 10 përqind në 40 lojëra të testuara në Ryzen 9000 ndërsa disa titujt kishin rritje edhe me 20 përqind apo 30 përqind.ë

Nga ana tjetër disa tituj si Counter-Strike 2 u rritën me vetëm 2 përqind. Më poshtë gjeni videon e plotë të analizës së Hardware Unboxed. Sipas AMD-së diferencat që kompania postoi kur lançoi Ryzen 9000 nuk u materializuan për analistët sepse kompania ka bërë testimet në modalitetin “Super Admin” i cili kishte qasje në funksione që përfitonin nga arkitektura Zen 5 e AMD.

Windows 11 24H2 duhet tu japë harduerëve bazuar në Ryzen 9000 qasje në funksionet e avancuara të arkitekturës së re.