Rtv Pendimi
Lajme

Veseli niset drejt Hagës: Krenar që isha pjesë e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është nisur sot drejt Hagës ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Veseli para mediave ka thënë se Gjykata Speciale është një sfidë përballë krimeve makabre serbe, transmeton Telegrafi.

“Tani jam duke udhëtuar për në Hagë me ftesë të Dhomave të Specializuara, jam i ftuar për intervistim. Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës e të popullit tonë, luftës së ushtrisë tonë”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Veseli ka thënë se çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pasur fatin t’i shërbejë atdheut të vet.

“Edhe unë jam shumë krenar dhe e falënderoj Zotin për këtë. Dua ta them se me asnjë gjë nuk e ndërroj atë pjesë të jetës sime krenare. Historia e UÇK-së, është historia e popullit tonë për liri dhe pavarësi”, ka thënë ai.

Veseli ishte paraparë të intervistohej më 4 dhjetor, mirëpo siç kishin thënë nga zyra e Veselit, intervistimi ishte shtyrë për 10 dhjetor për shkaqe teknike./Telegrafi/

Të ngjajshme

Bëhen 21 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Qëndrim Ibrahimi

Tërmeti në Durrës, njerëzit dalin nga shtëpitë

Kushtrim Guraj

Për sensibilizimin

Kushtrim Guraj

Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

Kushtrim Guraj

Libi, forcat jolegjitime sulmojnë kopshtin e shkollës, raportohet për viktima

Kushtrim Guraj

“Marrëveshja për Hekurudhat në interes të Kosovës, ndikon në ekonomi”

Kushtrim Guraj

“Dezertimi” i LVV-së dhe LDK-së nga premtimi për transparencë

Kushtrim Guraj

Pensionimi e mungesa e mjekëve, sfidë për shëndetësinë në Kosovë

Kushtrim Guraj

Siri, pranë kufirit turk zhvendosen 31.600 civilë të tjerë

Kushtrim Guraj