Përvëlimi që shkaktojnë specat djegës vjen si pasojë e substancës së quajtur capsaicina, që vepron në receptorët e dhimbjes në gojë, por jo tek ato të shijes. Capsaicin- a gjendet në sasi të madhe në membranën e bardhë të specave, duke i dhënë “ngrohjen” e duhur farave. Ajo ndikon në uljen e kolesterolit në gjak dhe të triglicerideve, në rritjen e imunitetit dhe zvogëlimin e rrezikut të ulcerës së stomakut. Në këtë kaluarën, mendohej se specat djegës nxisnin ulcerën në stomak, por përkundrazi, ata ndihmojnë në eliminimin e baktereve që nxisin zhvillimin e saj. Si specat e ëmbël, ashtu edhe ata djegës, përmbajnë substanca të cilat kanë nxitur rritjen e “temperaturës”, pra, atë të ngrohjes së trupit dhe konsumin e oksigjenit për 20 minuta pasi janë konsumuar. Ky është një lajm i mirë. Kjo do të thotë se trupi juaj ka djegur kalori ekstra, duke ndihmuar në rënien në peshë. Specat djegës vijnë në varietete të ndryshme, secili me një shije, ngjyrë dhe formë unike. Sa më djegës të jetë speci, aq më shumë capsaicin përmban. Rreth 80 % e capsaicin-ës në një spec djegës është e përqendruar te farat dhe pjesën anësore të brendshme të tij.
1.Pakëson oreksin: Capsaicin-a eshte efektive ne uljen e oreksit. Kjo substance ndikon rrenjesisht ne nxitjen e prodhimit te hormoneve te tiroides, gjender qe kontrollon prodhimin e adrenalines dhe dopamines, hormonet qe rregullojne oreksin. Duke shtuar speca djeges ne cdo vakt, ju arrini te shuani 50% nivelin e urise suaj, duke lejuar nje oreks mjaftueshem per te ngrene ne menyre te shendetshme, por jo te tepruar.
2.Nxit përpunimin e karbohidrateve: Capsaicin-a mund te kontrolloje shperberjen e karbohidrateve per nje harxhim me te madh te kalorive dhe nje prodhim me efikas te energjise.
3.Përmirëson oksidimin e yndyrave: Studimet kane vertetuar se sasi te
mjaftueshme te capsaicin-es mund te ndalojne akumulimin e yndyres ne melci duke rritur sasine e shperberjes se lipideve dhe shnderrimin e tyre ne energji.
4.Rrit rezistencën: Capsaicin-a shton rezistencen gjate puneve te renda, duke ndihmuar ne riperteritjen me te shpejte pas cdo aktiviteti fizik. Kjo substance shton sasine e futjes se oksigjenit ne trup deri ne 7.5 %, duke I bere mushkerite me te forta dhe funksionale si dhe nxit perthithjen e oksigjenit ne gjak.