Rtv Pendimi

Vezë alla Greke

Vezë alla Greke

Përbërësit:

4 veze
100gr djath Feta
4 fileto açuge
1 spec te kuq te pjekur
3 luge vaj ulliri
2 luge majdanoz te grire
kripe dhe piper te bardhe (fakultative)

Përgatitja:

Vendosim per tu ziere vezet per rreth 7 minuta dhe me pas i kalojme ne uje te ftohte per te pershpejtuar ftohjen e tyre. I heqim levozhgen, i presim ne gjysme, nxjerrim te verdhen e vezes dhe e therrmojme imet me duar. Presim djathin Feta ne kubik te vegjel dhe te njejten gje bejme edhe me specin e kuq, majdanozin dhe filetot e açuges

I vendosim ne nje ene te gjithe perberesit duke i perziere me kujdes dhe shtojme vajin e ullirit, piperin e bardhe dhe pak kripe (duhet te kemi parasysh qe perberja eshte vete e kripur)

Mbushim zgavrat e vezeve te ziera me masen e perftuar dhe i vendosim ne frigorifer ne nje ene me kapak per te pakten nje ore. Ne momentin e servirjes i vendosim mbi nje pjate te cilen e kemi shtruar me sallata te ndryshme apo ullinj te zinj

*Keshille: Ne vend te specave te kuq te pjekur, mund te perdorim ato turshi duke e bere perberjen pak te tharte. Ne rast se perdorim specat nen vaj, duhet te kemi kujdes te zvogelojme sasine e vajit te ullirit!

TË NGJAJSHME