Rtv Pendimi
Kuzhinë

Vezë sipas mënyrës së peshkatarëve

 

Përbërësit:

– 1 konservë sardele,
– 1 qepujkë e prerë në feta,
– disa degë të vogla majdanozi,
– 2 thelpinj hudhre të grirë imët,
– piper i freskët i zi i bluar,
– kripë,
– 4 vezë,
– tost dhe salcë të nxehtë për shërbim.

Përgatitja:

Nxehni furrën në 200 gradë Celsius dhe nxehni enën për shërbim në furrë pesë minuta.

Qitni sardelet, pritni qepujkën, majdanozin e grirë dhe hudhrën e grirë në enën e nxehur. Shtoni piperin e zi dhe ktheni enën në furrë pesë minuta.

Nxirreni enën nga furra, thyeni katër vezë në një enë dhe ngadalë shtoni sipër sardeleve.

Qitni kripë dhe piper dhe pastaj ktheni enën edhe shtatë minuta në furrë, derisa të bardhët e vezëve të zihen.

Nxirreni enën nga furra dhe lëreni të qëndrojë pesë minuta, pastaj shërbejeni me tost dhe salcë të nxehtë.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Të ngjajshme

Bukë me miell liri dhe fara liri

Qëndrim Ibrahimi

Drekë e gjelbër e pjekur në furrë: E lirë, e shijshme, dietale, e shkëlqyeshme!

Qëndrim Ibrahimi

Gullash me suxhuk dhe qiqra: Drekë e lëngët e cila do t’i pëlqejë gjithë familjes!

Qëndrim Ibrahimi

Qoftere nga fasulja: Ushqim i shijshëm për fillestarët

Qëndrim Ibrahimi

Borani të marinuara kreshmore, por edhe e shijshme nga frigoriferi me ngrirje të thellë

Qëndrim Ibrahimi

Toptha brazilianë nga mielli dhe djathi: Paragjellë shumë e shijshme dhe do t’u pëlqejë të gjithëve!

Qëndrim Ibrahimi

Sallatë me dredhëza e fileta pule

Kushtrim Guraj

Lakror misri me hithra

Kushtrim Guraj

Gurabije mjalti me grizë: Sekreti i ëmbël i kuzhinës së gjyshes

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU