Rtv Pendimi
Lajme

VIHET GURTHEMELI I XHAMISË SË RE NË FSHATIN LUBIN TË SARAJIT

Sot, më 23 janar 2020, në prani të kryetarit të BFI-së Reisul-Ulemasë , h. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef.Ismaili, kryetarit të komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti, dekanit të FSHI-së prof.dr.Shaban Sulejmani , zv.drejtorit të Komisionit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Fetare Fadil ef.Ramadanit, myftilerëve tjerë të BFI-së, hoxhallarë dhe banorëve të fshatit Lubin u organizua program me rastin e vënies së gurthemelit të xhamisë së re.

Të pranishmive në cilësinë e nikoqirit të këtij aktiviteti i’u drejtua Myftiu i Shkupit dr.Qenan ef.Ismaili, i cili përgëzoi banorët për këtë angazhim dhe mes tjerash tha se banorët e kësaj ane po dëshmojnë qëllimin e pastër dhe vullnetin që kanë ndaj ndërtimit të xhamive.

Me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua dhe kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti, i cili premtoi se banorët e Lubinit do ta kenë mbështetjen e komunës në gjitha procedurat komunale deri në hapjen e xhamisë.

Fjalën e rastit, në këtë manifestim e mbajti Reisul-Ulema i BFI-së, h. Sulejman ef. Rexhepi, i cili mes tjerash foli mbi shpërblimin që kanë ata që ndihmojnë në ndërtimin, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e xhamive.

Manifestimi përfundoi me lutjen e rastit nga Myftiu i Myftinisë së Gostivarit h.Shaqir ef.Fetahu.

Ndryshe, kjo xhami është xhamia e dytë në fshatin Lubin

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup

Të ngjajshme

Turqia godet elementet e regjimit në Siri

Hevzi Hasani

Kinë, numri i të vdekurve nga koronavirusi rritet në 2.790

Hevzi Hasani

Japonia mbyll shkollat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit

Kushtrim Guraj

Kurti: Gjyqësori të merret me nënshkrimin e marrëveshjes së fshehtë mes Thaçit dhe NATO-s

Kushtrim Guraj

Itali, kreu i rajonit të Lombardisë në karantinë për shkak të Covid-19

Kushtrim Guraj

Kërkesat për azil në BE u rritën me 13 për qind në vitin 2019

Kushtrim Guraj

“Institucionet kosovare dështuan në mbrojtjen e fëmijëve viktima të abuzimit”

Kushtrim Guraj

Vogëlushja Selva që luante “lojën e luftës” në Siri, tashmë luan me lodra të vërteta në Turqi

Kushtrim Guraj

Mulla Sead Paçarizi, zgjedhet Kryetarit i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë

Kushtrim Guraj