Tani do t’i hedhin një vështrim tre viruseve që gjatë vitit 2016, shkaktuan tek foshnjet deformime e vdekje, si dhe sollën zhgënjime: Zika, Poliomeliti dhe virusi HIV. Në vazhdim ju njohim me mikrobet që shkaktuan panik në mbarë botën, zbulimet shkencore dhe përparimin e arritur në luftën kundër tyre.
Zika është një sëmundje kaq e fshehtë, saqë shumica e njerëzve nuk e dinë që janë të infektuar me të. Por gjatë dy viteve të fundit, shtimi i numrit të foshnjeve të lindura me kokë shumë të vogël i tregoi botës për rrezikun nga Zika.
Virusi u zbulua në Ugandë më shumë se 60 vjet më parë. Kohët e fundit u shfaq në Brazil, duke kaluar në Florida e ndoshta edhe Teksasi. Dr. Anthony Costello i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se edhe vetëm një fëmijë i prekur virusit ka ndikim të madh tek komuniteti dhe aftësitë e familjes për t’u përballur me situatën.
“Është problem i shëndetit publik dhe shqetësim i madh për mbarë botën. Gjatë dy viteve të fundit, Zika është shfaqur në 69 vende. Është një virus që shkakton dëmtim të trurit dhe paaftësi të përhershme, një goditje e madhe për familjet.”
Aktualisht, e vetmja këshillë është që grate të mos shkojnë në zonat ku po përhapet virusi, për të mënjanuar pickimin nga mushkonjat, apo të vonojnë shtatëzaninë. Deri në vitin 2018 pritet të dalë një vaksinë kundër Zikës.
Në Nigeri, virusi i poliomelitit u rishfaq në pjesën verirore vendit, të shkatërruar nga dhuna, ku vaksinimi i fëmijëve është i vështirë. Tre fëmijë u diagnostikuan me poliomelit, pikërisht atëherë kur mendohej se Nigeria ishte pranë zhdukjes së kësaj sëmundjeje.
Ky virus po ashtu ekziston në një tjetër zonë konflikti, përgjatë kufirit afgano-pakistanez. Ata që po luftojnë virusin thonë se janë të përkushtuar për eliminimin e tij. Rastet me poliomelit kanë rënë me rreth 99 përqind që nga viti 1988: nga 350 mijë raste atëherë, në më pak se 40 raste në vitin 2016.
Në fillim të dhjetorit, Instituti Kombëtar i Shëndetit njoftoi fillimin e provës së një vaksine esperimentale kundër virusit që shkakton SIDË-n..
“Nuk do të jetë e lehtë të kemi një vaksine kundër virusit HIV.”
Dr. Anthony Fauci i cilësoi spektakolare përparimet në trajtimin e SIDË-s.
“Sot, kombinimet e trajtimeve për individët e prekur nga virusi mund t’ja shtojnë atij jetën me 50 vjet. Ky është një nga përparimet më të jashtëzakonshme në fushën e mjekësisë.”- tha doktori.
Zbulimi i një vaksine të efektshme, do të sillte fundin e një virusi që ka prekur 70 milionë njerëz dhe u ka marrë jetët 35 milionë të tjerëve gjatë 50 viteve të fundit.