Vitaminat që përfitojmë nga misrat e pjekur

Vitaminat që përfitojmë nga misrat e pjekur

Vitaminat, mineralet dhe antioksiduesit që përfitojmë nga misrat e pjekur

Misri është një produkt me shumë vlera që mund ta përdorni në gjitha vaktet e ditës suaj, pasi ka një përmbajtje të lartë në karbohidrate dhe shumë fibra, njësoj si buka ose ndryshe si gruri.

1) Është një burim i pasur i vitaminave A, B, E, thiamine dhe niasin, acid pantotenik dhe është burim shumë i mirë i mikroelementeve dhe ka një përmbajtje shumë të lartë në fibra.

2) Misri gjithashtu siguron një pjesë të madhe të vlerave ditore në acid folik, një vitaminë shumë e rëndësishme që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e duhur të fetusit në shtatzëninë përgjatë tremujorit të parë.

3) Gjithashtu misri përmban një vlerë shumë të lartë antioksiduesish duke ndihmuar -në sëmundjet tumorale – në parandalimin e Alzheimer, – ndihmon në uljen e inflamacionit (edeme) – dhe përmban Beta-Criptoksanthin, një substancë që hynë në familjen e karotenoideve dhe është një antioksidues shumë i fuqishëm, i cili na mbron nga tumori i mushkërive, por jo vetëm, shkruan bota.al,  – përmban lutein dhe zeaksanthin, dy substanca që mbrojnë syrin nga degjenerimi makular, shkaku kryesor i humbjes së vizionit tek të moshuarit.