Rtv Pendimi

Viti i ri shkollor 2015/2016 (Këshilla për prindër)

Nga Shaban Murati
– Me fillimin e vitit të ri shkollor shtohen edhe përgjegjësit ndaj fëmijëve tan. Në trekëndëshin mësues, prindër, fëmijë bartet përgjegjësia. Shkolla, mësuesit bartin një përgjegjësi të madhe në edukimin e fëmijëve tan dhe në progresin e tyre. Por, a ka mundësi që mësuesit t`i bartin problemet familjare që i ka fëmija? A ka mundësi që mësuesit ta orientojnë drejtë fëmijën, nëse ai është i çorientuar nga problemet që dëgjon në shtëpinë e tij mes prindërve të tij? A ka mundësi që mësuesi të luaj rolin e tij të plotë në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve tanë, nëse prindit nuk kujdesen fare për fëmijët e tyre, mësimin e tyre, gjendjen e tyre në shkollë, problemet që ata ballafaqohen në jetën e tyre?!
Mësuesi dhe administrata e shkollës nuk kanë mundësi të rregullojnë defektin që shkaktohet te fëmija për shkak problemeve familjare, sikur që nuk kanë mundësi të jenë përgjegjës për rezultatin e fëmijëve, nëse fëmijët janë të preokupuar dhe të mërzitur me problemet që janë në familjet e tyre.

Pedagogët të cilët janë të specializuar në këto fusha vërtetojnë se mësimet që fëmijët i marrin prej familjes së tyre janë faktorët thelbësor në përparimin e fëmijëve . Sepse, baballarët dhe nënat e tyre janë më shumë me fëmijët, si dhe periudhat e rëndësishme të jetës fëmija i kalon në ambientin familjarë. Për këtë, roli dhe përgjegjësia e prindërve drejtë fëmijëve të tyre duhet ta arrij kujdesin dhe interesimin e merituar.

Nuk është e drejtë që mësuesit, përgjegjësit për mësimin e fëmijëve tan ti ngarkojmë me përgjegjësinë e plotë për shthurjen morale të fëmijëve tanë, nëse ne si prindër nuk e kemi dhënë maksimumin në edukimin e fëmijëve në vlera të moralit.

Nisur nga fjala e të Dërguarit të Allahut, i cili thotë: “ Çdo njëri prej jush është kujdestar dhe secili do të përgjigjet për atë që iu është dhënë në përkujdesje. Udhëheqësi është kujdestar dhe do të jap përgjegjësi për kujdesin e tij. Babai është kujdestar për familjen e tij dhe do të jap llogari për kujdestarët e tij. Nëna është kujdestare në familjen e burrit të saj dhe to jap llogari për atë që iu është dhënë në përkujdesje…”, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2015- 16 dëshirojmë t’ju drejtohemi prindërve me disa këshilla:

E para:
Lidheni rezultatin e fëmijëve tuaj me shpresë në Allahun dhe me lutje drejtuar Allahut për rezultatin e fëmijëve . Ashtu sikur që na ka treguar i Dërguari i Allahut se lutja që bënë prindi për fëmijën e tij është e pranuar. Andaj, vazhdimisht , përmes lutjes tënde kërkoje ndihmën dhe mbështetjen në Allahun për rezultatin e fëmijëve tu. Shpesh herë ne harxhojmë energjinë tonë, harxhojmë angazhimin tonë dhe japim tërë potencialin ton për fëmijët , por nuk ka sukses. Atëherë ka nevojë që të ndërhyj një fuqi e jashtme dhe një kujdes i jashtëm për të na ndihmuar në këtë drejtim. Ai i Cili mund ta rregulloj këtë gjë është Allahu, që përmes lutjes që ti i bënë Atij, të ndihmon në rezultatin e fëmijëve.

E dyta:
Kur të nisen fëmijët tanë në shkollë ti përcjellim me fjalë të mira dhe ti presim me fjalë të mira. Shumë prej prindërve nga ngarkesat e jetës që kanë shprehin fjalë të rënda ndaj fëmijëve të tyre. Fëmija ka orar të caktuar të shkollës së tij. Ky orar ka mundësi të prish rehatin e prindërve, ose të prish orarin e tyre, të gjumit, apo të punës. Atëherë mos të bëhet shkaktar që ndaj fëmijëve tanë të shprehim fjalë të këqija. Që fëmija ta ndiej përgjegjësinë ndaj tij, nëna duhet të zgjohet para fëmijës, ti përgatit ushqim nëse ka nevojë fëmija për të, ndonjë pije të ngrohtë, çaj apo diç tjetër, ti thërras fëmijët që së bashku ti përgatisin rrobat e tyre, gjëra që ju nevojiten për shkollë. Ta përcjell deri te dera me buzëqeshje, me gëzim. Nëse është nevoja ta shoqëroj deri në shkollë. Po ashtu edhe kur të kthehet ta pres në formën më të mirë, me buzëqeshje, ti afroj gjëra të freskëta, pije dhe ushqim. Të kujdesen për higjienën e fëmijëve, në trupin dhe në rrobat e tyre.

E treta:
Prindërit të përcjellin gjendjen e fëmijëve në shkollë. Kjo duhet të filloj që në momentin kur fëmija bëhet gati për të u nisur në shkollë. Prindi duhet të kontrolloj fëmijën e tij çka po fut në çantën e tij. Shpesh herë është gjet në çantën e fëmijëve mjete të ftohta, mjete të rrezikshme, ndërsa prindi nuk ka qenë fare në dijeni se çka bart fëmija në çantën e tij. Pastaj, prindi duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë me mësuesin dhe shkollën në të cilën mëson fëmija i tij në përcjelljen e fëmijës së tij. Shumë prej fëmijëve tanë kur bëjnë ndonjë problem në shkollë dhe thirret prindi për konsultim, mësuesi gjen një përgjigje të çuditshme prej prindit për fëmijën e tij. Prindi i drejtohet mësuesit dhe i thotë o mësues tërë ditën në punë, tërë ditën në angazhime, nuk po kamë kohë me u marr me fëmijët dhe me shpin time. Subhanallah ! Nëse t`i si prind nuk kujdesesh për fëmijën tënd, atëherë për kë je duke punuar?

A më e rëndësishme është puna, a fëmija? Kush do ta trashëgoj atë pasuri tënden që ti për shkak të saj nuk ke kohë me u marrë me fëmijën tënd , nëse fëmija humb rrugën dhe nuk ka sukses në jetën e tij, nuk ka sukses në shkollën e tij. Si ka mundësi mësuesi të ketë sukses në fëmijën tënd, nëse t`i asnjëherë nuk shkon në shkollë që të konsultohesh me të? Si ka mundësi të ketë sukses mësuesi nëse ti si babë ti si nënë asnjëherë nuk ulesh me fëmijën në zgjedhjen e problemeve të shkollës, për zgjedhjen e detyrave të shkollës. Së paku le ta kuptoj fëmija se ka mbështetjen tënde. Po ashtu në këtë përcjellje që duhet ta ketë prindi ndaj fëmijës bënë pjesë edhe shoqërimi i fëmijës me të tjerët. Prindi duhet të kujdeset se me kë po shoqërohet fëmija i tij në shkollë. Të angazhohet prindi së bashku me mësuesin që fëmijën ta orientojnë drejt një shoqërie të mirë, drejt një shoqërie e cila e ndihmon në rezultatet e tij në shkollë. Është shumë me rëndësi për prindin ta kuptoj se rezultati i fëmijës në arsim dhe edukatë varet prej shoqërisë së tij.

Nëse fëmija ka zgjedh shokë të mirë, të ngritur në dije dhe të edukuar, edhe fëmija do të jetë i tillë, ose do të jetë si ta, ose do të jetë afërsisht sikur ata. Përgjegjësia e prindit për fëmijën se me kë po shoqërohet nuk lidhet vetëm me qëndrimin e tij në shkollë. Por, prindi duhet ta përcjell gjendjen e fëmijës edhe gjatë shoqërimit në rrugë, në lagjen, në ushtrimet e ndryshme dhe në lojërat e ndryshme.

E katërta:
Prindit duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e fjalorit të tyre para fëmijëve. Nëse fëmijët dëgjojnë prej teje fjalë të këqija, atëherë mos pyet se prej nga i mësoi fëmija këto fjalë të këqija.

E pesta:
Të jesh aktiv në këshillin e prindërve për kujdesin ndaj fëmijëve. Ky këshill nuk duhet të jetë vetëm sipërfaqësorë. Por duhet të jetë aktiv në zgjidhjen e problemeve të fëmijëve në bashkëpunim me mësuesit dhe udhëheqësin e shkollës. Në shumë vende të përparuara këshilli i prindërve ka të drejtë edhe ta shkarkoj mësuesin, nëse ai nuk e kryen detyrën si duhet dhe nuk kujdeset për mësimin dhe edukimin e fëmijëve.

E gjashta:
Shpesh herë ndodhë që prindi ti besoj fëmijës më shumë se mësuesit në problemet që lindin mes tyre. Thirret prindi për konsultë, për shkak që fëmija ka bërë ndonjë gabim, atëherë shohim se si prindi mundohet ta arsyetoj fëmijën e tij para mësuesit, mundohet ta mbroj atë me pretekstin se ai është ende i ri, ende i pa pjekur. Jo vetëm kaq por ndoshta edhe iu kërcënohet mësuesit, nëse ai do të përdorë ndonjë metodë ndëshkuese ndaj fëmijës së tij. Kjo është një qasje e gabuar e prindit ndaj fëmijës së tij. Kjo qasje kështu, nuk duhet të burojë prej një prindi i cili i dëshiron të mirën fëmijës së tij, e as nuk duhet të burojë prej një nëne të mençur , edhe nëse fëmija ka të drejtë në këtë. Nuk bënë asnjëherë ta qortosh mësuesin, apo shkollën para syve të fëmijës sepse humb vlerën e shkollës dhe mësuesit dhe ndikimin e tyre në edukimin e fëmijës. Prej gabimit që ndodhë shpesh është edhe kur prindi i beson fëmijës së tij më shumë se mësuesit dhe administratës së shkollës.

Andaj, ju o prind të nderuar ! Dijeni se keni përgjegjësi para Allahut për fëmijët tuaj. Nëse doni rezultat për fëmijë, atëherë, kujdesuni për ta, përcilleni gjendjen e tyre, bashkëpunoni me administratën e shkollës, me mësuesit e fëmijëve. Përkujtoni fjalën e
Allahut i Cili thotë: Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër. (Maide 2)

rajonipress.com

 

TË NGJAJSHME