Mbi 1.2 miliardë telefona të mençur mobil janë shitur në të gjithë globin në 2014, thotë një studimi i ri.
Analistët në GfK kanë publikuar një raport të ri të detajuar, i cili shfaq një rritje prej 23 për qind në njësi të shitura në krahasim me vitin fiskal 2013.
Më tej, raporti i njëjtë thotë se gjatë vitit 2014 të hyrat e përgjithshme nga shitjet e telefonave kanë arritur në 381 miliardë dollarë, krahasuar me 2013 kur kjo shifër kishte arritur në 330 miliardë dollarë.
Tremujori i katërt është zakonisht veçanërisht i suksesshëm, kryesisht për shkak të festave të fundvitit, dhe vitin e kaluar trendi nuk ishte ndryshe. Kjo, pasi që numri i njësive të shitura është rritur me 19 për qind. (Telegrafi)