Vizita në Mesxhid Al Nebbeuij

 

(Në Xhaminë e Pejgamberit Muhammedit Alejhi selatu ue selem në Medinën Al Munauere)
Kur Tik Taku i orës,vështirë me së të ndalohet,
Nga shumë si unë, këtu që kanë ardhur…
në varg të hecjes memece…si litar rreshtohen.
Dhimbshëm godet dhëmbja në kafaz të krahërorit;
Më të dhimshëm janë lotët që nuk mund të frenohen…
Nga heshtja memece,në Bahçe të Sevdasë…në Bahqe të Xhennetit.
Parakaloj pranë shtëpisë sate ,pranë trupit Tënd ,o i përzgjedhuri i Zotit.
Përskaj Omer ibnul Hattabit dhe përskaj Ebu Bekrit.
Nga përshëndetjet e pashterrura,nga gjuhët e duasë.
Parakaloj Mimberin Tënd o Hajrul Euelin,
Dë të dëshiroja Hutben Tënde ta dëgjoja …
Rrënqethja dhe ndjenjat përshkojnë trupin tim…
Sa me ëndje do ta dëgjoja ,o Resuli im.
Ajetet Kuranore dhe Hadithet në mure të mesxhidit, anembanë të bien në sy,
Nga të pranishmit në dua vështrohen…nga ata që falen ,nga ata që pasojnë sunnetin
Dhe mburren që janë ummeti yt,o Ebul Kasim.

Lumë ti moj Medine,në vete thashë ,për herë të parë kur te pashë…
Lotët e gëzimit dhe të përmallimit rridhnin të vala,
Pranë Mesxhidul Nebbeuij unë kur u ndala…
Gati thuaja të gjithë të veshur ne kamis (Këmishë) të bardhë,
Në zemër bartnin një mision shumë fanar,
Mjekrrat e shumë vëllezërve laheshin në lotë
O Resulu-llah, erdha në Munauere të të vizitëj sot .

Bismilah ,O Allah -hapmi Portat e Mëshirës dhe Rahmetit Tënd!
Më hap zemrën time të sëmurë që ka kohë që lëngonë,
Për Resulu-llahun ,që fort më mungonë…
Shëroma këtë sëmundje , të kahershme që për të fortë ëndrroja…
Unë Resullu-llahun ,të mund ta vizitoja.
Ma zgjidh gjuhën ja Allah ,ma zgjëro krahërorin ,që të mund dua të baj…
për këtë vizitë që ma mundësove, mos më le të ligëm,mos më le as që të qajë…
më forco O Më i Forti,Të lutem O Allah.
Që mund ta bëjë vizitë Pejgamberin , më të dashurin Tënd – o Allahu im,
Muhammed Mustafanë,më të zgjedhurin e njerëzve dhe shumë të dashurin Tim.

Lumë kush mbi ty të ka shkelur o shkretëtirë e nxehte, o i ngrohti dhe….
Lumja ti e Lumja, Medineja …e Lumja kënd në vete e ke.
Ke në ty të varrosur Ensarët mikpritës,Sahabitë e nderuar,Allahu i nderoftë,
Ne Xhennetul BAKIJE- ku eshtrat e tyre gjejnë prehje,Allahu i Mëshiroftë
Në Xhennetul- Firdews, Allahu me të gjithë,ata neve na takoftë…?!

Assalamu Alejke ja Resulu-llah ,Assalamu Alejke ja Nebbiju-llah…
Assalamu Alejke dua në pafundësi,për Ty o Resul që kemi përmallim të madh,
Të të përqafojmë dhe të marrin n´ngrykë…
Të të ledhatojmë dhe t´i kënaqim sytë…
Për këtë vizitë të paharruar,Alhamdulilah …të falenderoj shumë O më i Dashuri Allah;
Të Faleminderit sa ka Yje në qiellin e Pafundtë,
O Allah –Të Faleminderit sa ka në deti shkumë…!
Nuk dij fjalë më të bukur që të Të Falenderohem më shumë… ?!

Rasim Xharra,Ludwigsburg