Vjen monitori profesional për dizajnerët, fotografët…

Kompania e njohur Asus sjell monitor të ri profesional prej 27-inç WQHD HDR të quajtur ProArt PA27AC.

Asus ProArt PA27AC është i ndërtuar për dizajnerët grafikë, fotografët apo për këdo që kërkon rezolucion të lartë të ngjyrave, transmeton Koha.net. Ky monitor 27-inç IPS ka rezolucion prej 2560 x 1440 pikselë dhe shkelqësi prej 400 cd/m2 për HDR-në – një funksion që mundëson krijimin dinamik dhe real të imazheve.

Gjithashtu, ProArt PA27AC vjen me dy altoparlantë (2Wx2 Stereo RMS) dhe ka dy porte për Thunderbolt 3 (1x In, 1x Out), një port për HDMI 2.0, një port për DisplayPort 1.2 dhe dy porte për HDMI 1.4.