Rtv Pendimi

Vlera e mbulesës?

Ec rrugës oj motër, ti me mbulesë!

Sepse të gjithë për ty,
oj motër do të kenë nder dhe respekt.
Oj motra ime e dashur!
të gjithë do ta kenë lakmi,
dhe shejtani do të jetë, 
oj motër, larg nga ti.

Kujdes, oj motra!
për Zotin, kujdes!
Që bukurinë ta ruani,
vlerën dhe karakterin,
moralin dhe nderin,
ta kemi në këtë jetë.
sepse shpërblimi i Allahut neve na pret.

Po të dalësh në rrugë,
me veshje provokuese,
tërheqëse dhe ngacmuese,
të gjithë do të shikojnë,
e së bashku me shejtanin e mallkuar,
ty do të ngacmojnë.
E ty oj motër, shejtani të verbon,
që veten mos ta shohësh
se sa poshtë ke rënë.

Oj motra, ju lutem, të keni kujdes!
për veprat që bëni në këtë jetë.
Mbulohu oj motër!
mbulohu sa më shpejt!
sepse Allahu na shpërblen, oj motra!
pas vdekjes me Xhenet.
 

TË NGJAJSHME