Rtv Pendimi

VLERA E NAMAZIT TË NATËS NË KUR’AN DHE SUNET

كَانُوا قَلِيلًا مِنَ اللَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ.
وَبِالْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ.
” Ata, kanë fjetur pak natën (duke iu lutur Allahut), po dhe në agim kërkonin falje.”
(Dharijat: 17-18).

Ky është përshkrim i bamirësave nga ana e Allahut,- xhele veala.

Transmetohet nga
Muaxhahidi dhe Katadeja,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- se kanë thënë: Ata ishin të cilët nuk flenin natën(bênin ibadet) deri në mëngjes.

Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: ” Nuk ndodhte asnjëher atyre t’u kalonte nata deri në mëngjes e që mos ta merrnin një pjesê të natës për të bërë ibadet(namaz).

Duke i përshkruar robërit e Tij të sinqertê, Allahu,- xhele ueala thotë:

وَالَّذِينَ يَبِيتُونَ لِرَبِّهِمْ سُجَّدًا وَقِيَامًا.
” Dhe ata që e kalojnë natën, duke i bërë sexhde Zotit të tyre, dhe duke ndenjur në këmbë.”
(Furkan: 64).

تَتَجَافَىٰ جُنُوبُهُمْ عَنِ الْمَضَاجِعِ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ خَوْفًا وَطَمَعًا وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنْفِقُونَ.
” Pjesët e trupit të tyre ngriten nga shtrati (për t’u falur); i luten Zotit të tyre duke druajtur dhe shpresuar, dhe japin (lëmoshë) nga ajo që u kemi dhënë Ne.”
(Sexhde: 16).

Allahu, pasi përmendi këtë adhurim madhështorë, pastaj përmend edhe shpërblimin e këtij adhurimi nga Allahu,- xhele ueala:

فَلَا تَعْلَمُ نَفْسٌ مَا أُخْفِيَ لَهُمْ مِنْ قُرَّةِ أَعْيُنٍ جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ.
” Askush nuk di se çfarë gëzime të fshehta janë për ta – shpërblimi për atë që kanë punuar.”
(Sexhde: 17).

Pasi këta robër të Allahut i fshehën veprat e tyre dhe e shfrytëzuan natën si mbules(perde) e veprave të tyre, atëherë edhe Allahu ua fshehu shpërblimin për t’ua bërë befasi( në ditën kur ta takojnë Zotin e tyre).

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- thotë:
” Namazi më i preferuar(më i mirë) pas namazit të caktuar(farz) është namazi i natës).
(Shënuan; Muslimi: 8/55(në kapitullin e agjêrimit), Ebu Davudi: 2412(nê kapitullin e agjërimit), Tirmidhiu: 2/227(nê kapitullin e namazit dhe Nesaiu: 3/207(në kapitullin e namazit të natës).

Transmetohet nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë:
” Ishte pejgamberi alejhi selam, ai i cili kur e falte namazin e jacisë i fatle edhe njëmbëdhjetë rekate deri në mëngjesë.
Jepte selam pasi falte dy rekate dhe nê fund e falte vitrin një rekat.”
(Shënuan: Buhariu: 7/3(kapitulli mbi namazin e natës) dhe Muslimi: 6/16(kapitulli mbi namazin).

I treguan njêherë të Dërguarit të Allahut se një njeri e kalon tërë natên në gjumë, deri në mëngjes(dmth nuk falë namaz nate, vetëm namazin e sabahut çohet e falë), atëherë pejgamberi alejhi selam, tha:
” Këtij njeriut shejtani i ka urinuar në veshêt e tij.”
(Shënuan: Buhariu: 3/34(kapitulli mbi namazin e natës) dhe Muslimi: 6/63,64(kapitulli mbi namazin e udhëtarit, musafirit).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Shejtani ia lidhë tre nyje secilit nga ju në kokë, në momentin kur vjen koha e gjumit.
Tek secila nyje shejtani thotê: Bêje një gjumë të thell, sepse para vetes tënde ke njê natë të gjatë.
Nëse zgjohet ndonjëri nga ju dhe e përmend Allahun, në atë moment njëra nga nyjet zgjidhet.
Nëse merrë abdes, i zgjidhet nyja e dytë dhe nëse pas abdesit falë namaz i zgjidhet edhe nyja e fundit e shejtanit(e treta).
Nëse vepron kêshtu, ky njeri do të zgjohet i lumtur dhe do të jetë i disponuar (do ketë forcë për ta kaluar ditën në adhurim, punë etj).
E nêse zgjohet dhe nuk i vepron(pêrmendjen e Allahut, abdesin, namazin), atëherë do zgjohet i dëshpëruar dhe dembel(përtac për adhurim,punë, etj).
(Shënuan: Buhariu: 3/30(kapitulli mbi namazin e natës), dhe Muslimi: 6/65,66(kapitulli mbi namazin e udhëtarit).

Thuhet për Abdullah Ibn Mes’udin,- Allahu qoftê i kênaqur me të!,- se kur vinte koha e gjumit(mbrëmja) dhe njerëzit binin nè gjumë, ai çohej dhe duke falë namaz (têrë natën) deri nê mëngjes dêgjohej prej tij njê zë sikurse zhurma e bletës(zhurma e cila kur kalon bleta ndëgjohet).

I êshtë thënë Hasanit,- Allahu qoftë i kënaqur me të: ” Si është puna me njerëzit që kalojnë natën në namaz duken sikur të jenë ata njerëzit me fytyra më të bukura?
Hasan el Basriu i tha:
Ata duken kështu , sepse ata u vetmuan me Mëshiruesin(Allahun) dhe Ai u dha dritë(nurë) nga drita e Tij.

Gjithashtu Hasani ka thënë: Me të vêrtëtë njeriu mund të privohet nga namazi i natës si shkak i mëkatit të vepruar.

Dikush e pyeti njërin nga njêrzit e mirë: Nuk mundem të fali namaz nate, më trego ilaçin?
Njeriu i mirë, iu përgjigj: Kujdes, mos bën mëkate ndaj Allahut ditën e Allahu të zgjon natën(ta mundëson zgjuarjen nga gjumi dhe faljen e namazit të natës).

Transmetohet se Sufjan eth Theuriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë:
” Jam privuar pëse muaj rreshtazi nga falja e namazit të natës, si shkak i një mëkati që kam vepruar.”

Abdullah ibn Mubareku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënê:
” Dhe kur nata errësohet të gjithë pothuajse flejnë e pushojnë.
Përveç një grupi të veçant, të cilët kalojnë natën në ibadet(namaz nate) deri në orët e para të mëngjesit. Edhe ata kishin nevoj për pushim natën, mirëpo frika dhe dashuria ndaj Allahut atyre ua humbi gjumin dhe kaluan natên të vetmuar para Allahut.
Kurse, të tjerët të cilët e ndien vetën të sigurtë nga denimi dhe zjarri i xhehenemit, kaluan gjitha netët në gjumin e rëndë dhe të thellë deri në orët e para të mëngjesit.”

Ebu Sulejman ed Darani ,Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënê:
” Ata të cilë kalojnë natën në adhurim, kênaqen më shumë sesa njerëzit të cilët kënaqen me dëfrimet e tyre. Po mos të ishte nata nuk do doja të jetoja në këtë dunja.

Ibn Munkediri,-Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënê:
” Nuk ka mbetur asgjë nga kënaqêsit e kësaj dunjaje, pêrveç tre gjërave: Namazi i natës, takimi me vëllezërit dhe namazi kolektivë(me xhemat).

Autor: Shejh Ahmed Ferid
Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.

TË NGJAJSHME