klasa-e-shkolles-leter-muri-1680x1050_5

VLERA JUAJ NUK BIE EDHE PËRKUNDËR NËNÇMIMIT

Mësuesi i nxori 5 euro dhe me duar i ngriti lart dhe nxënësve u tha:

– Kush i do?

Nxënësit të gjithë i ngritën duart.

Mësuesi pastaj e zhubrosi letrën me fuqinë e duarve të tij dhe prapë u tha:

– Tani kush e do?

Nxënësit të gjithë i ngritën duart.

Pastaj e gjuajti në tokë dhe filloi ta shkelë me këpucët e tij, derisa e fëlliqi në tërësi. Më pas u tha:

– Tani kush e do?

Nxënësit të gjithë i ngritën duart.

Mësuesi u tha:

– Ky ishte mësimi juaj për sot! Sado që tenton ta ndryshosh pamjen e kësaj flete, prapë vlera e saj mbetet e pandryshuar. Kështu jeni edhe ju, sado që t’i nënshtroheni nënçmimit, uljes së personalitetit, shkujdesjes e torturave, duhet të besoni se vlera juaj e vërtetë nuk është prekur. Ju kur do të vazhdoni të ecni edhe pas gjitha sfidave dhe rënieve, do t’i detyroni të gjithë ta njohin vlerën tuaj. Kurse kur do ta humbni besimin tuaj në vetvete dhe në vlerën e saj, atëherë do të humbni çdo gjë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU