Rtv Pendimi

Tetë vëllezër i shërbejnë nënës që të kryej haxhillëkun

Haxhi i këtij viti dëshmoi se si tetë bijtë e një nënë konkurrojnë me njëri-tjetrin për të ndihmuar nënën e tyre që të kryer obligimet e Haxhit të saj sa më rehatshëm. Ata të gjithë donin që të fitonin shpërblim të veçantë nga Allahu për t’i shërbyer me mirësi nënës së tyre të dashur.

Shumë njerëz i shoqërojnë nënat e tyre të moshuara dhe baballarët për Haxh dhe Umre për të treguar dashurinë e tyre dhe përkushtimin ndaj tyre, të frymëzuar nga mësimet e Kur’anit dhe Sunnetit të Pejgamberit (a.s.) që nxisin besimtarët për të përkrahur, ndihmuar, prindërit e tyre të moshuar. Ajsheja shtatëdhjetë vjeçare erdhi për Haxh këtë vit me tetë bijtë e vet, dhe secili prej tyre përpiqej që të siguron kujdesin maksimal për të. Në mënyrë që të shmangen konfliktet, më i riu prej tyre, Mustafa Al-Fejsal , propozoi që çdo ditë dy prej tyre të mbajnë nënë në një karrige me rrota që t’i kryej ibadetet.
“Kjo është një ide e mirë”, tha vëllai i madh, Mussai.
Gjatë 20 viteve të fundit ne kemi kursyer para që ta kryejmë haxhillëkun me nënën tonë”, tha ai, duke shpresuar se Allahu do ta na pranojë haxhillëkun dhe lutjet e tona.


Përkushtimi: Tetë bijtë me nënën e tyre të moshuar. (Foto Okaz)

Burimi: Mina, Arab News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

TË NGJAJSHME