Volkswagen prezanton konceptin T-Prime GTE

Në mesin e shumë risive të cilat i ka përgatitur ekipi i kompanisë Volkswagen për panairin e sivjetmë të veturave në Pekin është koncepti i versionit të ri SUV, i cili në një njoftim të mëparshëm për shtyp është përshkruar si “një prej modeleve SUV më të avancuar e luksoz në botë”.

Fjala është për konceptin Volkswagen T-Prime GTE, i cili është i bazuar në platformën e Volkswagenit, MLB. Dimensionet e këtij koncepit janë: i gjatë rreth 5 metra, i gjerë rreth 2 metra dhe i lartë 1.7 metra.

Koncepti, ndër të tjera, karakterizohet maskën e përparme të veçantë dhe rrotat e mëdha nga alumini, ndërsa në interier gjendet ekrani i madh digjital dhe teknologjia “by-wire”, transmeton Koha.net.

Koncepti Volkswagen T-Prime GTE vjen me sistemin e tërheqjes plug-in hibrid, me kapacitet të kombinuar prej 380 kuajfuqi – kombinon motorin benzinë 2.0-litër Turbo, motorin elektrik me baterinë litim-jon – ndërkaq shpenzon karburant mesatarisht 2.7-litra në 100 kilometra.

Duhet theksuar se sistemi i tërheqjes është në të gjitha rrotat, si dhe se marshi i këtij koncepti është automatik me tetë shpejtësi.

Gjithashtu, njoftohet se shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ky koncept e arrin për 6 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 224 km/h.