Kompania “Volkswagen” po e shënon 40-vjetorin e lansimit të Golf GTI me prezantimin e veturës garuese, VW Golf GTI TCR.
Këtë Golf special e kanë zhvilluar bashkarisht “Seat” dhe “VW Motorsport”, ndërsa është dedikuar për garimin në “TCR International”. Bëhet fjalë për automobilin i cili vitin e kaluar është prezantuar në versionin koncept, ndërsa tani është i gatshëm për hapjen e sezonës së re të garave, transmeton “Zëri.info”.
Modeli ka fituar disa ndryshime në karroceri duke përfshirë mbrojtësit më të gjerë të baltës, mbrojtësit e ri të përparmë dhe pasmë dhe pragjet më ndryshe. Marrë parasysh se për çka është i dedikuar nuk është çudi që kjo makinë ka edhe detaje të jashtme nga karboni, dhe kjo me qëllim të përmirësimit së aerodinamikës.
Spojleri i pasmë me 40 cm karroceri më të gjerë është shenja më dalluese e këtij bolidi. GTI në TCR versionin posedon rrotat 18-inç në të cilat janë montuar gomat “Michelin”, derisa enterieri është përshtatur për gara, ka kafazin mbrojtës dhe ulëset e veçanta.
Motori 2.0 TSI i zhvillon 330 KF (dhe 410 Nm) dhe përshpejton deri në 100 km/h për 5.2 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale që mund ta arrijë është 230 km/h. Kjo super-makinë posedon edhe ndërruesin me gjashtë shkallë të transmisionit.
Për ndalje të sigurt përgjegjës janë frenat modern me disqe me diametër 360 mm para dhe 310 mm pas.
Ky Golf pritet të prodhohet në vetëm 20 copë, ndërsa çmimi ende nuk është bëri i ditur./(Zëri)