Rtv Pendimi

Volkswagen sjell modelin e ri Bora

Pas publikimit të disa fotografive jozyrtare, tani kanë arritur fotografitë e reja zyrtare të modelit të ri të kompanisë së njohur gjermane Volkswagen, Bora, i cili është i dedikuar për tregun kinez.

Modeli i ri do ta prodhojë fabrika FAW-Volkswagen, në Kinë, ndërsa në tregun e vendit me popullatën më të madhe në botë do të shfaqet gjatë këtij muaji, pas promovimit në panairin e veturave në Pekin.

Sipas informatave të tanishme, modeli i ri Bora është i bazuar në platformën e avancuar PQ35, ndërsa në gamën e motorëve do të gjenden dy motorë benzinë, motori atmosferik 1.6-litër me kapacitet prej 110 kuajfuqi dhe 1.4-litër Turbo TSI me kapacitet prej 131 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Sa i përket marshit, në dispozicion do të jetë marshi manual me 5 dhe 6 shpejtësi, si dhe marshi DSG me 7 shpejtësi dhe me koplung të dyfishtë.

Volkswagen Bora 2016 është pak më i madh se paraardhësi, me gjatësi prej 4.5 metra, gjerësi 1.8 metra dhe lartësi 1.5 metra, si dhe me gjatësinë ndër boshtore prej 2.6 metra.

Sa i përket pamjes, modeli i ri Bora për dallim nga paraardhësi karakterizohet me pjesën e përparme dhe të pasme të ndryshuar, si dhe me interier të modernizuar.

Volkswagen Bora 2016, sipas disa njoftimeve mëparshme, në Kinë do të fillojë të shitet me çmim prej 110 mijë juan ose rreth 15 mijë euro.

TË NGJAJSHME