Rtv Pendimi
Shëndetësi

“Vonesa në të folur”

Nga: Tina Asllani – Logopede

Alalia, e njohur edhe si vonesa në të folur, është vonesa në zhvillim ose përdorimi i mekanizmave që prodhojnë të folurit. Të folurit, që dallon nga gjuha, i referohet procesit të krijimit të tingujve, duke përdorur organe dhe struktura të tilla si mushkëritë, kordat e zërit, gojën, gjuhën, dhëmbët, etj. Vonesa e gjuhës i referohet një vonese në zhvillimin ose përdorimin e njohurive të gjuhës. Pasi që gjuha dhe të folurit janë 2 faza të pavarura, ato mund të vonohen në kohë individualisht.

Shenjat e vonesës në të folur janë të kategorizuara në bazë të moshës:

KUR FËMIJA ËSHTË NË MOSHËN 12 MUAJ, SHENJAT JANË:

Fëmija ka problem të drejtojë gishtin te një objekt apo përdorimi i gjesteve me duar duke sinjalizuar lamtumirë
Vokalizimi apo komunikimi i nevojave të tij/saj.
KUR FËMIJA ËSHTË NË MOSHËN 15-18 MUAJ, SHENJAT JANË:

Pamundësia për të thënë “mami” ose “babi” në ndonjë formë.
Moskuptimi i fjalëve “jo”, “përshëndetje” apo “lamtumirë” .
Nuk i flet së paku 3 fjalë deri në moshën 12 muaj, dhe së paku 15 fjalë deri në moshën 18 muaj.
Preferon të përdorë gjeste në vend të verbalizmit.
KUR FËMIJA ËSHTË NË MOSHËN 2-4 VJET, SHENJAT JANË:

-Pamundësia për të prodhuar në mënyrë spontane fjalë dhe fraza.
-Pamundësia për t’i ndjekur udhëzimet dhe komandat e thjeshta.
-Nuk mund t’i lidhë dy fjalë.
-Ka shkaktarë të ndryshëm, si probleme fizike të gojës, probleme motorike të gojës etj.
-Trajtimi nga terapeuti me teknikat e nevojshme është i domosdoshëm për të arritur përmirësim në zhvillimin e të folurit. /Familjadheshendeti.com

Të ngjajshme

SI TË HEQIM DORË NGA DUHANI?

Hevzi Hasani

Mënyra e të ushqyerit është kulturë: Intervistë me Dr. Ismail Lutolli

Hevzi Hasani

Rëndësia e gjumit tek fëmijët

Kushtrim Guraj

NDOTJA E TOKËS DHE USHQIMIT

Kushtrim Guraj

Si e parandalojnë dhe trajtojnë depresionin ushtrimet fizike

Urim Isma

Ndiqni këto këshilla që të mos prekeni nga gripi

Urim Isma

A keni probleme me lukthin, ja si t’i shmangni ato!

Urim Isma

Kujdes! As sheqernat natyralë nuk janë të parrezikshëm

Urim Isma

Ja çka përfitoni nëse hani molla

Kushtrim Guraj