Votimet e 15 tetorit, sfida e radhës për muslimanet në Austri

Qe prej se shteti Austriak në vitet e 60-ta bëri marveshje për pranimin e „krahut të punës” me Turqin
dhe ish Jugosllavin, qeveria vendore filloi të ballafaqohej edhe me sisteminin e ketyre puntoreve të
cilet në fillim ishin paraparë vetem si puntorë sezonal apo për një kohë të caktuar.

Image result for Dr. Miran Sadiku

Duhet përmendur se këta puntor erdhen fillimisht të vetem dhe pjesa më e madhe e tyre ishte me arsimim shumë tëulët. Keta puntor vinin kryesisht nga zona rurale dhe të thella të Turqis dhe vendeve të ish Jugosllavis.
Ata u vendosen në Kantiere dhe vende të ndara prej vendasve. Benin punët që praktikisht nuk i
bënte tjeter kush, dhe kohën e lirë e kalonin mes vete, pa pasur shumë mundësi për të kommunikuar
me austriaket. Ata jetonin po thuaj se në Geto. Si një grup e till nuk i pengonte askujt. Në vitet më
pas, kur një pjesë e mirë e tyre filloi të sjell familjet e tyre dhe të kerkonin ambiente banimi më të
mira dhe ku do të kishin privatsi më të madhe, filluan edhe sfidat e verteta për shtetin austriak.
Kështu dukej para 40 e më shumë vitesh.
Tani kemi të bejm me një realitet të ri, me pothuaj një milion të huaj, ku 700 000 prej tyre janë
musliman, ose 7% e popullsis së pergjithshme austriake. Pjesa më e madhe e tyre kanë origjinë turke,
boshnjake dhe nga vendet arabe. Në Austri veprojn mbi 400 shoqata dhe xhami të komunitetit
musliman. Për më shumë, shiko grafiken në vijim.


Zgjedhjet në Gjermani përfunduan dhe tani edhe epilogu i tyre dihet. E njejta sipas njohesve të
situates në vend pritet të ndodh edhe në Austri. Forcat e djathta do të marrin më shumë vota, pasi
ato jane të fokusuara kundër ardhjes së të huajve në vend dhe mos islamizimit të metejshem të
Dr. Miran Sadiku
Votimet e 15 tetorit,
sfida e radhës për muslimanet
në Austri
Austris, reduktimin e të ardhurave për Azilkerkuesit dhe presion më të madh për ata që marrin
ndihma sociale. Njera nga partit kryesore kërkon, që azilkerkuersit të punojn për komunat, duke
pastruar parqet apo shtepit e menagjuara nga komunat, për një gojë buke.
Islami dhe Muslimanet janë më shumë se kurr, temë e kësaj fushate. Partit kane vendosur që edhe
përmes pllakatave të pozicionohen në lidhje me qendrimet e tyre rreth Islamit, p.sh një parti kerkon
ndalimin e islamizimit në Austri, tjetra kërkon që Islami të pranohet si pjesë e identitetit austriak, e
keshtu me radh.
Qerdhet islame dhe xhamit padyshim se janë tema të nxehta të kesaj fushate. Më e freska është, se
nga 1 Tetori në Austri është e ndaluar me ligj bartja e Peqes apo Burkave. Sipas OJQ- ve vendore ky
numer i grave, është jo me i madh se 150.
Është fakt interesant se në kryeqytetin e Austris ku jetojn mbi 1,7 milion banor, ka një konstelacion
mjaft interesant sa i perktet numrit të shkollareve të nivelit fillor. Në paraqitjen grafike më posht
shihet edhe kjo përberje. Ketu vërehet qart dominanca e femijeve musliman.


Sipas instistuteve hulumtuese (ÖIF) skenaret mund të ndryshojn shumë me kalimin e viteve. Nëse
vazhdon ky ritem, ateherë në vitet 2046 numri i muslimanve do shkonte në 14%. Kjo gjetje është
bërë temë zjarri e cdo debati përgjat e fushates elektorale. E kësaj i kontriboi edhe më shumë
publikimi i një studimi të Universiteti të Kremsit, ku nxjerr përfundime në mes tjerash se, xhamit dhe
shoqatat fetare ndikojn dukshem në mos integrimin e komunitetit musliman në shoqrin austriake.
Këto konkludime u hodhen posht nga Komuniteti musliman (IGGÖ), i cili i shihte ato, me prapavijë
politike dhe jo të verteta.


15 tetori po afron, dita edhe kur do të mbahen zgjedhjet nacionale, kurse temen e muslimaneve dhe
refugjateve sikur po e fut për pak kohë ndonjë skandal I njerës apo partis tjeter nën hije. Mediat
austriake diteve të fundit kanë raportuar për aferta korruptive dhe kundraligjore të ligjevensve
përkatsisht të keshilltarve politik. Vlen të përmendet krijimi i Web Faqeve në Facebook kundër
ministritt të jashtem z. Kurz.
Tradicionalisht muslimanet jane reshtuar në masë të madhe deri me tani në partin e Kancelarit Kern.
Kjo parti ka marr numer të konsideruar të votave nga ky komunitet, përkunder faktit se ka berë jo sa
duhet për integrimin dhe avancimin e ketij komuniteti.
Kesaj here muslimanet ndodhen para shumë pikepyetjesh, përpara se të vendosin se kujt do I besojn
voten e tyre. Disa nga ngjarjet më të rendsishme që e përcjellin këtë komunitet janë mes tjerash
edhe:
 Ndalimi I bartjës së Burkave,
 Tendenca për të ndaluar punen e shumë qerdheve islame, sidomos në kryeqytet,
 Pëergaditjet për miratimin e ligjit, për mundësin e adaptimit të femijeve nga ciftet homo,
 Raporti diplomatik (tejet I acaruar) i Austris me Turqin dhe vendet Arabe.
Pas 15 Tetorit do të verehen edhe pasojat e para për këtë komunitet mjaft të madh në shoqrin
austriake, e I cili me sa duket, nuk është edhe aq I përgaditur për tu ballafaquar me to.