Rtv Pendimi
Lajme

Vriten 7 civilë në të shtënat përgjatë kufirit të Kashmirit

Pakistani të dielën akuzoi trupat indiane për granatime “të mëdha” pranë Linjës së Kontrollit dhe vrasjen e shtatë personave, përfshirë një ushtar pakistanez, ndërsa tetë civilë të tjerë dhe dy ushtarë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Linja e Kontrollit, një kufi de fakto, ndan luginën e kontestuar të Kashmirit midis Pakistanit dhe Indisë.

Viktima të reja, përfshirë dy punëtorë, u raportuan nga Jura, Shahkot dhe Nousehri, pjesë të rretheve Muzaffarabad dhe Neelum të Kashmirit të administruar nga Pakistani, i njohur si Azad Xhammu dhe Kashmir (AJK).

“Forcat indiane në Kashmirin e okupuar u tërbuan. Në granatimet e pamëshirshme gjatë natës, ata kanë martirizuar gjashtë civilë dhe kanë plagosur tetë të tjerë në rrethet Muzaffarabad dhe Neelum”, shkroi në Twitter Raja Farooq Haider, kryeministri i AJK-së.

Sipas administratës lokale, forcat indiane shënjestruan popullsinë civile dhe shkatërruan disa shtëpi, duke përfshirë një kasolle të një punëtori.

“Dy punëtorë që ishin duke punuar në ndërtimin e rrugëve që i përkisnin provincës Khyber Pakhtunkhawa, u martirizuan gjithashtu nga granatimet, ndërsa trupat indiane goditën kasollen e tyre me minahedhës”, tha për AA Badar Munir, zëvendëskomisioner i Muzaffarabad-it.

Badar shtoi se të gjithë të lënduarit janë dërguar në një spital lokal në Muzaffarabad, kryeqytetin e AJK-së.

Ushtria pakistaneze në një deklaratë pohoi se të paktën nëntë ushtarë indianë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një kundërpërgjigjeje.

“Ushtria indiane ka shkelur armëpushimin në pjesët e luginës Neelum duke shënjestruar qëllimisht civilët. Me një përgjigje në mënyrë efektive, nëntë ushtarë indiane u vranë dhe disa u plagosën, si dhe dy bunkerë indianë u shkatërruan”, tha në Twitter gjeneral majori Asif Ghafoor, drejtori i përgjithshëm i ndërmarrjes publike për marrëdhënie me publikun (ISPR), që është krahu meidal i ushtrisë pakistaneze.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një ushtar gjithashtu është martirizuar dhe dy të tjerë janë plagosur, shtoi ai.

“Ushtria indiane është duke u përpjekur të mbledhë kufomat dhe të evakuojë ushtarët e plagosur. Ushtria indiane ngriti flamurin e bardhë. Këtë ata duhet të mendojnë përpara se të iniciojnë shkelje të armëpushimit dhe duhet të respektojnë normat ushtarake duke shmangur shënjestrimin e civilëve të pafajshëm”, shtoi zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Pakistanit thirri të dërguarin e Indisë dhe i dorëzoi notë proteste për “shkeljet e papranuara” të armëpushimit nga forcat indiane përgjatë Linjës së Kontrollit.

Tashmë marrëdhëniet mes dy rivalëve bërthamorë të Azisë së Jugut janë ndezur që kur India tërhoqi dispozitat e veçanta të rajonit Xhammu Kashmir. Shteti ka qenë nën një bllokadë gati të plotë që nga 5 gushti.

India më 5 gusht anuloi nenin 370 kushtetues që i garanton Kashmirit status të veçantë prej më shumë se gjysmë shekulli.

Pas vendimit, forcat indiane të sigurisë në Xhammu Kashmir intensifikuan operacionet e rendit dhe presionet mbi popullatën, ndërprenë linjat e komunikimit, si dhe arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e të gjitha partive lokale në rajon.

Që nga viti 1947, kur India fitoi pavarësinë nga Britania, Xhamu Kashmiri ishte në një pozitë të privilegjuar të miratonte ligjet e veta. Ky status i veçantë përfshinte edhe ligjin e shtetësisë, i cili nuk lejonte që të huajt të vendoseshin dhe të përfitonin pronë në rajon.

Të ngjajshme

Tërnava takohet me ministrin saudit, Arabia Saudite e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Urim Isma

Osmani takon diplomatët norvegjez: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar

Urim Isma

Bombonjerë në formë të Shqipërisë së Madhe në raftet e Serbisë

Urim Isma

Presidenti Thaçi: Feja në Kosovë në shërbim të forcimit të paqes dhe tolerancës

Urim Isma

Në Kosovë ka shkallë të ulët të ndëshkimit të korrupsionit

Urim Isma

Shpalosi në Tivar flamurin shqiptar, gjobitet 300 euro dhe dëbohet nga Mali i Zi

Urim Isma

Moti i keq në Itali, përmbytet për herë të tretë Venecia

Urim Isma

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë “mjegulla vrasëse” në qytetet e mëdha

Urim Isma

Shqipëri, mbahet aktiviteti “Pejgamberi Muhamed dhe familja”

Kushtrim Guraj