Rtv Pendimi

Vuani nga pagjumësia, hani oriz!

Ushqimet me indeks të lartë glikemik, të tilla si orizi, përmbajnë me bollëk aminoacidin triptofan, i cili stimulon sekretimin e hormoneve të gjumit. Triptofani rrit sasinë e serotoninës në tru dhe stimulon prodhimin e hormonit të gjumit, melatoninës, shkruajnë mediat britanike.

Disa ushqime kanë efekt pozitiv sa i përket gjumit, kurse shkencëtarët japonezë kanë konfirmuar se konsumimi i rregullt i sasive të mëdha të orizit ndihmon në lidhje pra me pagjumësinë.

Njerëzit të cilët rregullisht hanë oriz, bëjnë gjumë më të rehatshëm, ndërsa ata që hanë makarona, shpesh kanë probleme me fjetjen, pasi gjumi i tyre ndërpritet shpesh dhe kanë nevojë për më shumë kohë të bien prapë në gjumë, ndërsa ata që konsumuan oriz, flenë më gjatë dhe më mirë, sipas studimit që përfshiu 1.848 persona të anketuar, transmeton “Zëri.info”.

Ushqimet me indeks të lartë glikemie janë të lidhura me gjumë më të mirë, sidomos me kohëzgjatje më të gjatë. E njëjta gjë nuk vlen pra për makaronat që e pengojnë gjumin. Konsumi i bukës, palapetave ose picave nuk kishte efekt të mirë mbi gjumin, sipas shkencëtarëve, prandaj ata sugjerojnë që të shmangen këto ushqime./(Zëri)

TË NGJAJSHME