Rtv Pendimi
Lajme

Vuçiç: Dorëheqja e Haradinajt është mashtrim politik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se nuk ka arsye për eufori kur bëhet fjalë për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dorëheqja e Ramushit është një mashtrim politik që mund t’i sjellë edhe më shumë popullaritet, që çon më shumë në qëndrime ekstreme shqiptarët, ku bëhet një hero që lufton për një Kosovë të unifikuar, ndërsa pjesa tjetër janë të padenjë”, tha Vuçiç.

Ai tha se Serbia duhet të reagojë me qetësi, urtësi dhe pa eufori.

“Ne i kuptojmë pritjet dhe nevojën e njerëzve për drejtësi, ne kuptojmë një lloj kënaqësie tek populli për shkak të ftesës për Ramushin për marrjen në pyetje si një i dyshuar për krime lufte, megjithatë, nuk ka arsye për gëzim dhe eufori”, tha Vuçiç.

Ai tha se pozicioni i serbëve do të jetë edhe më i vështirë dhe se do të ndodhë homogjenizimi i shqiptarëve dhe urrejtja e pafshehur ndaj serbëve.

Presidenti serb shprehu shqetësimin se zhvillimi politik i ngjarjeve nuk shkon në dialog të mëtejshëm.

“Serbia vlerëson se vazhdimi i dialogut është më i rëndësishmi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe kjo nuk është një frazë e përsëritur nga politikanët në botë, por është një fakt”, tha Vuçiç.

Ai tha se beson se Haradinaj do të shkojë në Hagë javën e ardhshme dhe menjëherë do ta lëshojnë të “kthehet si një hero i madh dhe popullariteti i tij do të dyfishohet”.

Duke folur për dialogun, Vuçiç tha se zgjedhjet në Kosovë do të mbahen në shtator apo tetor dhe se qeveria do të formohet në nëntor ndërsa në dhjetor në Serbi do të fillojë fushata.

“Është e qartë se nuk ka bisedime dhe ne duhet të përgatitemi nëse ndokush në bashkësinë ndërkombëtare nuk është përgjegjës dhe t’i shtyjë ata që të heqin taksën”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se Serbia do të monitorojë situatën dhe nuk do të ndërhyjë në skenën e brendshme politike të Kosovës.

Të ngjajshme

Madhështore: Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ bën me shtëpi 128 familje më 28 nëntor, në dekadën e parë të themelimit të saj

Urim Isma

SHBA-ja thotë se paratë e naftës në Siri do t’i marrin kurdët

Urim Isma

Alvin Berisha, nga kampi sirian, bashkohet me babain dhe dy motrat në Itali

Urim Isma

Në PZAP dorëzohen 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët

Urim Isma

Pas protestave, MASHT-i anulon konkursin për bursa

Urim Isma

Ramiz Lladrovci ftohet nga Specialja

Urim Isma

Studentët kërkojnë anulimin e konkursit për bursa, paralajmërojnë ndërprerje të mësimit

Urim Isma

Presidenti maqedonas Stevo Penadrovski pritet të takojë Macronin javën tjetër

Urim Isma

Bllokohet shitja e biletave për ndeshjen me Francën, vetëm një sektor i lirë

Urim Isma