Rtv Pendimi
Lajme

Vuçiq: Për Amerikën, Kosova është shtet i pavarur

Serbia nuk do ta ketë lehtë kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, meqë SHBA-të interesohen vetëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kjo nuk do të ndryshojë, u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa ka shtuar se pret edhe nga BE të prezantojë qëndrimin e saj. Kështu tha ai para gazetarëve me rastin e inaugurimit të Pallatit të rinovuar të Drejtësisë, transmeton Koha.net.

I pyetur nga gazetarët të komentojë deklaratën e Philip Reeker se normalizimi çon drejt njohjes së ndërsjellë të Serbisë e Kosovës, dhe nëse qytetarët janë të informuar për presionet që vijnë nga Perëndimi, Vuçiq tha se përpiqet çdo ditë të flasë atë që është e vërtetë dhe kjo është se për SHBA-të Kosova është shtet i pavarur.

“Vetëm kjo i intereson, të gjitha të tjerat janë çikërrima, ky është thelbi… Cilado administratë të jetë në SHBA, do të presë njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

“Por, pres nga BE-ja të thotë qëndrimin e saj, meqë nuk na e kanë thënë në fillim se njohja e Kosovës është fundi i procesit, por kanë thënë se nënshkrimi i dokumentit detyrues, që do të krijonte kushte për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës ose Serbisë e Kosovës, por askund nuk është përmendur në mënyrë eksplicite njohja e Kosovës. Të presim çfarë do të thonë”, ka thënë presidenti serb, transmeton Koha.net.

Të ngjajshme

Bëhen 21 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Qëndrim Ibrahimi

Tërmeti në Durrës, njerëzit dalin nga shtëpitë

Kushtrim Guraj

Për sensibilizimin

Kushtrim Guraj

Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

Kushtrim Guraj

Libi, forcat jolegjitime sulmojnë kopshtin e shkollës, raportohet për viktima

Kushtrim Guraj

“Marrëveshja për Hekurudhat në interes të Kosovës, ndikon në ekonomi”

Kushtrim Guraj

“Dezertimi” i LVV-së dhe LDK-së nga premtimi për transparencë

Kushtrim Guraj

Pensionimi e mungesa e mjekëve, sfidë për shëndetësinë në Kosovë

Kushtrim Guraj

Siri, pranë kufirit turk zhvendosen 31.600 civilë të tjerë

Kushtrim Guraj