Rtv Pendimi
Shkenca dhe teknologjia

VW zyrtarisht me fabrikë në Turqi, kjo është vlera e mega-investimit

Prodhuesi gjerman i automobilave, Volkswagen e ka hapur zyrtarisht degën në Turqi, duke e bërë krahinën perëndimore Manisa si qendrën e ardhshme të prodhimit.

Sipas një njoftimi të sotëm në Gazetën e Regjistrit të Tregtisë, Volkswagen mori vendim përfundimtar për krijimin e një punëtorie në Turqi, duke e quajtur zyrtarisht Volkswagen Turkey Automobile Industry and Trade Inc.

Fillimisht, ishin pesë vendet kandidate për fabrikën e re VW. Numri përfundimisht ra në dy, duke marr në konsideratë vetëm Turqinë dhe Bullgarinë.

Fabrika e re e makinerive gjermane pritet të fillojë prodhimin në 2022 me vlerë prej 165 milion dollarë në dispozicion.

Kompania planifikon të kryejë një gamë të gjerë të proceseve të prodhimit në fabrikën e re, e veçanërisht projektimin, prodhimin dhe montimin e automjeteve, kamionëve dhe mjeteve të tjera, si dhe pjesëve përbërëse të tyre. Shitja, importi dhe eksporti i këtyre produkteve do të kryhen gjithashtu nga uzina me bazë në Turqi.

Planet e Volkswagen në Turqi filluan të dalin në pah pasi Drejtori Gjeneral Herbert Diess bëri një vizitë në qershor dhe u takua me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Turqia ka një histori automobilistike pothuajse 50 vjeçare. Si një nga vendet kryesore në botë në sektorin e automobilave, Turqia ka marrë investime nga shumë marka, duke përfshirë Fiat, Renault, Mercedes-Benz, MAN, Otokar, Isuzu, Honda, Hyundai, Toyota dhe Temsa. Përveç infrastrukturës së qëndrueshme në industrinë e furnizuesve të automobilave, Turqia gjithashtu ka një fuqi punëtore të kualifikuar me përvojë në këtë sektor.

Në fillim të këtij viti, gjiganti i automobilave njoftoi se do të ndërtojë një fabrikë të re në Evropën Lindore për të prodhuar versionet konvencionale të motorit (benzinë ​​/ naftë) të disa prej modeleve kryesore, pasi do të prodhonte automjete elektrike në fabrikat e saj gjermane për shkak të kufizimeve të emetimeve të gazrave në Evropë. Grupi gjerman gjithashtu ra dakord me Fordin e Amerikës për të prodhuar automjete të lehta tregtare në impiantet e Ford Otosan të Turqisë.

Të ngjajshme

WhatsApp sjell funksionin e shumëkërkuar të sigurisë

Kushtrim Guraj

Prodhohet kostumi që ndihmon të paralizuarit të ngrihen në këmbë

Kushtrim Guraj

Çfarë është inteligjenca dhe si matet?

Kushtrim Guraj

Huawei Mate 30 Pro me ekran që përfshinë edhe pjesët anësore dhe kamerë të fuqishme

Qëndrim Ibrahimi

Rrjetet sociale nxisin depresion tek të rinjtë

Kushtrim Guraj

Google sjell dizajnin e ri për Play Store

Kushtrim Guraj

A është tkurrur mali më i lartë në botë?

Kushtrim Guraj

Stamboll, hapet qendra teknologjike e Microsoft-it

Kushtrim Guraj

Çka pas Ramazanit?

Kushtrim Guraj