WhatsApp i bën 800 milionë përdorues aktivë!

WhatsApp, aplikacioni i famshëm për shkëmbimin e mesazheve falas ka njoftuar se tani do të fillojë edhe me një funksion të ri në aplikacion, i cili do t’i lejojë përdoruesit të ruajnë bisedat e tyre në Google Drive.
Për më tepër, drejtori i kompanisë Jan Koum ka thënë se shërbimi i famshëm që është përvetësuar nga Facebook për një shumë marramendëse prej 19 miliardë dollarësh ka arritur në 800 milionë përdorues aktivë, raporton Telegrafi.com.
Sipas njoftimit zyrtar, përditësimi është vetëm për sistemin operativ Android si version i koduar v2.12.45, dhe i njëjti mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e kompanisë.
Në gusht të vitit të kaluar, aplikacioni kishte 600 milionë përdorues, të cilët deri në janar të këtij viti u bënë 700 milionë, ndërsa tani brenda këtyre pak muajve kjo shifër është rritur në 800 milionë. .kohaislame