Rtv Pendimi

WhatsApp vjen edhe në ueb?

Shërbimi më i famshëm dhe më i përdorur i mesazheve – WhatsApp është duke menduar të krijojë një platformë të njëjtë të shërbimit të saj e cila do të kalojë edhe në ueb / desktop.

Aktualisht, aplikacioni i famshëm që është në pronësi të Facebook është në dispozicion në disa platforma të ndryshme mobile, mirëpo tani kompania ka thënë se do ta kalojë shërbimin e saj edhe në ueb.

Sipas faqes holandeze, AndroidWorld.nl thuhet se kodi i versionit të WhatsApp për desktop është parë tashmë, dhe në të përmendet edhe “WhatsApp Web”.

Madje, këtë lajm e ka konfirmuar edhe Pavel Durov, themeluesi i shërbimit rival Telegram.

Me sa duket, zgjidhja për autentifikimin e përdoruesit të WhatsApp në desktop do të jetë përmes llogarisë dhe kredencialeve të njëjta në aplikacionin mobil, e cila thuhet se do të bëhet përmes telefonit mobil në të cilin është i instaluar aplikacioni i famshëm. (Telegrafi)

 

TË NGJAJSHME