Rtv Pendimi

Windows 10 do të sjell shfletues të ri nga Microsoft

Deri më tani është folur shumë për Windows 10, mirëpo deri më tani asnjë fjalë nuk është thënë për llojin e shfletuesit që do ta përdor versioni më i ri i sistemit operativ.

Sipas ZDN dhe burimet brenda Microsoft, thuhet se kjo e fundit është duke punuar në një shfletues krejtësisht të ri, për ta freskuar Internet Explorer, që shpeshëherë edhe di të ngecë.

Shfletuesi i ri i Windows që është duke u quajtur “Spartan,” duket si një shfletues tërësisht i ri që nuk bazohet aspak në Internet Explorer.

Edhe nëse ndodhë të jetë kështu, do të jetë mjaft e habitshme, kur dihet se Microsoft për një kohë të gjatë e ka ofruar Internet Explorer, ndërsa burimet thonë se shfletuesi i ri i kompanisë do të duket më shumë sikurse Chrome dhe Firefox. (T)

TË NGJAJSHME