WordPress fuqizon 30% të uebsajteve

WordPress tashmë fuqizon 30% të uebit sipas firmës analitike W3Techs. Kjo përfaqëson 5% rritje pas dy vitesh kur WordPress arriti në 25% në Nëntor të 2015-ës.

Vlen të përmendet se kjo statistikë vjen nga mbarë uebi, pavarësisht nëse një uebsajt përdor sistem të menaxhimit të përmbajtjes (CMS) ose jo.

Në hapësirën e CMS-ve, WordPress zë 60.2%, një rritje tjetër nga 58.7% në Nëntor të 2015-ës.

Rivali më i afërt CMS është Joomla e cila është rritur në 3.1% ndërsa në tregun e CMS-ve zë 6.3%.

Gjithashtu duhet theksuar se të dhënat i referohen jo vetëm softuerit të burim të hapur WordPress, por edhe platformës WordPress.com.
W3Techs skanon 10 milion uebsajtet më popullore në botë bazuar në rankimet e Alexa.