Rtv Pendimi
Lajme

Xhaçka: Siguri e shtuar për perimetrin e aeroportit

Efektivët e Policisë Ushtarake të Shqipërisë, pas grabitjes që ndodhi dy ditë më parë, kanë vazhduar patrullimin e perimetrit të sigurisë së Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në territorin e të cilit ndodhet edhe pista që përdoret për fluturime ushtarake nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe vendet anëtare të NATO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë, efektivë të Batalionit të Forcave Speciale të Ushtrisë së Shqipërisë qëndrojnë në gatishmëri brenda Komandës së Forcës Ajrore, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka vizituar sot Komandën e Forcës Ajrore, e cila ndodhet pak metra larg aeroportit në Rinas.

Xhaçka, në një deklaratë për mediat tha se nuk ka dislokim, por ka vetëm siguri të shtuar për perimetrin e aeroportit dhe Komandës së Forcës Ajrore, siguri të cilën, sipas saj, Policia Ushtarake e ka në misionin e saj.

“Deri në rivendosjen e masave të sigurisë dhe moscenimit të aeroportit, ne do të jemi këtu, sepse kemi një detyrim ligjor. Nuk kemi luftë, nuk kemi situatë të cenimit të sigurisë kombëtare ku do të duhet të kishim marrë një miratim të Parlamentit dhe jo të presidentit. Pothuajse gjysma e pistës është infrastrukturë ushtarake, pra i takon Komandës së Forcës Ajrore dhe gjysma tjetër është për përdorim civil. Aeroporti ‘Nënë Tereza’ është infrastrukturë kritike edhe e NATO-s po ashtu, sepse këtu ulen edhe avionë ushtarakë”, ka deklaruar Xhaçka.

Kujtojmë se një person mbeti i vdekur pas grabitjes së ndodhur më 9 prill në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas.

Disa persona me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi parash në pistën e avionëve. Gjatë ndjekjes autorët e grabitjes kanë shkëmbyer zjarr me policinë, ndërsa gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes.

Ngjarja shkaktoi reagimin e zyrtarëve të lartë të vendit, ndërsa ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aeroportit të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Të ngjajshme

Gjermania nuk preferon kthimin e luftëtarëve të DEASH-it

Urim Isma

YPG/PKK godet fëmijët në Jarabulus, 3 të plagosur

Urim Isma

Blok: Maqedonia e Veriut është e gatshme për fillimin e negociatave

Urim Isma

Mustafa e Apostolova bisedojnë për përbërjen e Qeverisë së re

Urim Isma

Kosova sërish tenton të antarësohet në Interpol

Urim Isma

NATO për rifillimin urgjent të bisedimeve Kosovë-Serbi

Urim Isma

Operacioni “Burimi i Paqes”, 550 terroristë të neutralizuar në veri të Sirisë

Urim Isma

BE: Emërimi i noterëve të bëhet nga Qeveria e re

Urim Isma

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës sot dorëzon kallëzim penal

Urim Isma