Rtv Pendimi
Lajme

Xhaferi në Potoçari: Në Srebrenicë, padyshim ka ndodhur gjenocid

Pa kurrfarë dyshimi në Srebrenicë është kryer gjenocid dhe këtë e kanë pranuar të gjitha institucionet gjyqësore ndërkombëtare, deklaroi sot në Potoçari të Bosnjë e Hercegovinës, Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili kryeson delegacionin e vendit në shënimin e 24-vjetorit të gjenocidit ndaj boshnjakëve të Srebrenicës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Përshtypjet e mia të para janë se duke parë gjithçka këtu në Srebrenicë, mund të konfirmohet gjithçka që kemi parë në foto 24 vite më parë përmes mediave. Ky është përjetimi i atyre imazheve që ne patëm rastin t’i shohim në vitin 1995. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut që në vitin 2010 ka sjellë rezolutën për Srebrenicën, me të cilën miratuam rezolutën e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian dhe me këtë u bëmë shteti i cili pranon se në Srebrenicë është kryer gjenocid ndaj njerëzve të pafajshëm, dhe në asnjë mënyrë kjo nuk mund të definohet ndryshe, duke pasur parasysh rrethanat dhe qëllimet e një ekzekutimi të tillë të njerëzve të pafajshëm”, ka thënë Xhaferi në një prononcim për AA.

Xhaferi më tej ka shtuar se “Maqedonia e Veriut vitin e kaluar dërgoi një delegacion zyrtar që mori pjesë në shënimin e përvjetorit të genocidit në Srebrenicë. Si kryetar i Kuvendit, për fat të keq nuk munda të udhëhiqja delegacionin vitin e kaluar, por këtë vit, vitin e dytë me radhë që dërgojmë delegacionin e lartë, vendosa që delegacionin të udhëheqë unë”.

Duke folur se autoritetet serbe, por edhe një numër politikanësh lokalë në BeH, kryesisht të komunitetit serb, vazhdojnë të mohojnë gjenocidin në Srebrenicë, Xhaferi tha se herëdokur duhet të ballafaqohen me realitetin.

“Nuk është detyrimi im të gjykojë se kush çfarë dhe si mendon, por jam i mendimit se e drejta ndërkombëtare këtë e ka definuar në mënyrën e duhur. Sidoqoftë, të gjithë ne që jemi të angazhuar në çështjet publike, apo me funksione, duhet të jemi të vetëdijshëm se të kaluarën tonë duhet ta pranojmë si të kaluar dhe të punojmë për të ardhmen. Megjithatë, mendoj se herëdokur do të vijë koha kur ata do të kuptojnë dhe do të pranojnë këtë fakt”, tha Xhaferi.

Të ngjajshme

Gjenden 39 kufoma brenda një kamioni në Britaninë e Madhe

Urim Isma

Shefi i Pentagonit në Irak për të biseduar tërheqjen e trupave nga Siria

Urim Isma

Shqiptarët më dembelët e Evropës, 80 për qind nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik

Urim Isma

Thaçi për rezolutën “Bytyqi”: Kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një

Urim Isma

Erdoğan: Turqia dhe Rusia nuk do të lejojnë asnjë ‘axhendë separatiste’ në Siri

Urim Isma

Sot pritet të takohen përsëri LVV-LDK

Urim Isma

Viktimat e krimit në Kosovë, të pambrojtura

Urim Isma

Rinumërohen mbi 73% e vendvotimeve

Urim Isma

Vuçiq: Kurti po shoqërohet me Rada Trajkoviqin, Beogradi nuk e sheh Kosovën me dylbi ushtarake

Urim Isma