Xhamia e Luleve në Turqi: Është si të lutesh në një kopsht botanik

Xhamia e Luleve në Turqi: Është si të lutesh në një kopsht botanik

Imami Ahmet Aydemir dekoroi pjesën e brendshme të xhamisë në Nevsehirli të Turqisë me lule dhe e ktheu atë në një kopsht botanik, raporton Anadolu Agency (AA).

Aydemir, i cili filloi të punojë në Xhaminë Taslibel në Qarkun Esentepe në vitin 1992, nga viti 1995 filloi të sillte lule në xhami pasi i kishte si hobi.

Emri i xhamisë, e cila përfundimisht u shndërrua në një kopsht botanik me mbështetjen e fshatarëve, dy vite më parë u ndryshua në Xhaminë e Luleve. Në këtë xhami ka më shumë se 300 lloje lulesh.

“Fillova të sillja lule nga shtëpia ime në vitin 1995. Kjo filloi t’u pëlqej edhe njerëzve të tjerë, kështu që ata gjithashtu filluan të sillnin lule nga shtëpitë e tyre. Qëllimi ynë është t’i bëjmë xhamitë lule, qenie dhe mjedis të gjallë. Unë besoj se xhamitë, të cilat janë shtëpitë e Allahut, ata meritojnë më të mirën nga të gjitha. Është kënaqësi të lutesh mes luleve në këtë xhami, e cila është si një kopsht botanik”, tha Aydemir për AA.

Një nga banorët e vendbanimit, İsmail Erdoğmuş, tha se lulet mirëpresin njerëzit që vijnë në hyrje të xhamisë.

“Falë imamit tonë. Ai e bëri këtë vend kështu. Është si të lutesh në kopsht”, tha Erdoğmuş.

Feyzullah Okumuş erdhi nga Ankaraja. Ai vizitoi xhaminë dhe fotografoi këtë pamje dhe besimtarët në të.