Xhamia Mahmudije është Xhami historike nga periudha Osmane në Qytetin e Jafës, ndodhet në pjesën bregdetare të këtij qyteti, në zemër të pjesës së vjetër të qytetit, afër sheshit të dëshmorëve, punimet përfunduan vitin 1812 gjatë qeverisjes së perandorisë Osmane me këtë vend. Veçohet për nga madhësia e saj, në kuadër të kësaj Xhamie ka funksionuar edhe Medreseja dhe fakulteti i studimeve Islame mbi 4 medh’hebet ( Shkollat juridike )islame.
Kjo Xhami është e rrethuar me dyqane afariste të cilat kanë shërbyer për mirmbatjen e Xhamisë, mirpo fatkeqësisht sot shfrytëzohen nga Izraelitët të cilët morrën kontrollin e këtij qyteti në vitin 1948.