314540505_495806969241752_8370952942401205337_n

Xhamia Horizont me manifestimin e organizuar ka siguruar fondet për finalizimin e saj

Në mbrëmjen e 12 të Nëntorit të Shqiptarve në Wels të Austris u realizua Manifestimi nën moton “Gjith ne nga pak, për xhaminë bëhet mjaft”
Në ambientet e bukura të sallës së stërmbushur me njerëz vullnetmirë pas plot gjashtë ore program, u siguruan rreth 425.000 euro donacion për finalizimin e xhamisë Horizont.
Që manifestimi të përmbyllet i suksesshëm, për organizimin e tij është kujdesur vet personeli i xhamisë, duke angazhuar një staf të mrekullueshëm e duke i besuar atyre përgjegjësitë.
Vlenë të theksohet se mbrëmjen edhe më madhështore e bën prezenca e hoxhallarve mysafir nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Gjermania e Zvicra.
Mbetemi me shpresë që pas mbështetjes së madhe që morëm nga njerëzit bujar brenda dhe jasht Welsit, së shpejti edhe do arrijm finalizimin.
U jemi mirënjohës të gjith kontribuesve, ju faleminderit të gjithve dhe gjithashtu Rtv-Pendimi.
Allahu ju shpërbleftë.
Sektori informativ – Xhamia Horizont Wels