Moschee_Rusan

Xhamia që mban në vete një kishë dhe një teqe

 

Në krejt zonën rreth e rrotull Sarandës do të hasni në shumë xhami. Porse ato janë kryesisht të reja. Një kuriozitet më vete përbën një xhami që i kushtohet një të krishteri. Ajo quhet “Xhamia e Gjin Aleksit” (Turqisht: Kinaleksi Mescidi) dhe është bashkë me disa varre të shenjta myslimane në mes të fshatit Rusan.

Sipas grekëve, xhamia ishte ndërtuar mbi rrenojat e një kishe bizantine në shekullin XVII-të dhe është ende funksionale. Në oborrin e vet gjenden si një kishë ashtu dhe një teqe. Xhamia gjendet në periferi të Delvinës. Ky monument kulture është i llojit “Arkitekturë”, dhe mori statusin në vitin 1963.

Harmonia e këtyre objekteve fetare të vendosura në një vend, është treguesi më i mirë i tolerancës ndër fetare që kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë shqiptarët mes vete.