Më 6 tetor 2024, u shënua 30 vjetori i themelit të xhamisë “Vëllazërimi”, në Krems, manifestim ky që solli në kujtesë fillesat e para të organizimit fetar dhe kombëtar në këtë qytet, plot 30 vite funksionimi dhe veprimtarie për të mirë të fesë dhe kombit, në mënyrë që të sjell një copëz të vendlindjes, këtu në mërgim.
Vullnetarë dhe dashamirë morën përsipër që t’i prijnë kësaj pune dhe të shkruajnë historinë, gjë e cila do të ngel një gjurmë e pashlyer në jetën e shumë njerëzve të këtij nënqielli.
Kjo ngjarje u shënua në praninë e shumë mysafirëve, imamëve, kryetarëve të xhamive, institucioneve të jetës publike dhe shumë anëtarëve të kësaj xhamie.
Hapja e programit u bë me leximin e Kur’anit Fisnik, nga Hfz. Mahir Zeqiri, për të vazhduar moderimi i këtij programi nga dy të rinjtë e xhamisë, në dy gjuhë, shqipe dhe gjermane.
Mysafirët, në emër të xhamisë i përshëndeti kryetari i xhamisë, ztr. Abdulvahit Ademi, i cili ju dëshiroi mirëseardhje dhe njëherit i falënderoi ata për pjesëmarjen e tyre e në të njrjtçn kohë edhe ua tregoi pak historinë e xhamisë, se si është themeluar, nga kush u themelua ajo dhe tregoi poashtu se, gjatë ketyre viteve, nëpër çfarë veshtirësish kanë hasur ata dhe po ashtu tregoj edhe për projektet që planifikohen për të ardhmen.
Fjalë rasti në këtë ngjarje mbajti, kryetari i Komunitetit Shqiptar në Austri, Vahidin ef. Beluli, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Austrinë e Ulët ztr. Murat Katik i cili përfaqësoi edhe Kryetarin e Bashkësisë Islame të Austrisë, ztr. Ümit Vural.
Po ashtu, xhamia kishte ftuar edhe mysafirë nga vendlindja, konkretisht, muftiun e shkupit, Dr. Qenan Ismaili dhe Dr. Zekerija Bajrami, si dhe imamin e parë të kesaj xhamie ztr.Rushan Bajrami i cili iu drejtuar të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishte edhe ish-imami, Rrahim Kamili.
Eventi u mbyll me një lexim nga Kurani Fisnik, recituar nga Hfz. Mahir Zeqir, si dhe me një koktej rasti të përgatitur nga anëtarët e xhamisë.