Hatullah Hajrullah Hatullahu
(25. 02. 1924 – 01. 07. 1999)
haxhi Hatullah Hatullahu u lind në Bresanë. Kishte bërë një lloj shkollimi. Katër vite ka punuar në Zyren e Vendit në Bresanë, por meqë nga aspekti fetar disa gjëra nuk i shkonin përshtati, vendosi që ta lëshojë atë lloj pune, dhe shkoi në Beograd. Atje, 17 vite punoi në ndërmarrjen ndërtimore “Kopaonik”. Dallohej për vendosmëri e seriozitet. Haxhin e ka kryer më 1972. Ndërroi jetë në xhaminë “Mehmet Kuklibeu” të Bresanës, duke falur namazin e drekës, më: 01. 07. 1999.
Ndonëse, atëherë qenë shqetësuar xhematlinjtë me rastin e kësaj vdekjeje, por sigurisht shumë nga ne do ta dëshironim për vete një vdekje sikurse të haxhi Hatullahut.
Duke përkujtuar vdekjen e tij në këto ditë e netë të ramazanit, lusim Allahun xh. sh. që haxhi Hatullahun dhe të gjithë të vdekurit tanë t’i mëshirojë dhe t’i shpërblejë me xhenetin Firdeus.