Kryetari i Shoqatës të Invalidëve të Luftës në Fushë Kosovë, Xhevdet Qeriqi, në një iftar të organizuar nga hoxha Dr. Shefqet Krasniqi, shprehu mirënjohjen dhe falenderimin e tij për hoxhën për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë për invalidët e luftës.
Në këmbim, hoxha Krasniqi falenderoi z. Qeriqin dhe shoqatën për punën e palodhshme të kryer në ndihmë të invalidëve dhe familjeve të tyre, duke i përgëzuar ata për angazhimin dhe përkushtimin e tyre. /Rtv Pendimi/