Lavd-falënderimi i takon Allahut, Mposhtësi i mushrikëve, Ndihmuesi i robërve të Vet besimtarë, dhe Ligjësuesi i xhihadit deri në Ditën e Fundit; lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi pejgamberin e betejave, Muhamed ibën Abdullah; Allahu qoftë i kënaqur me shokët e tij fisnikë të cilët çliruan Irakun dhe Shamin, si dhe mposhtën zjarrputistët persianë dhe romakët e krishterë.
Atëherë:
Të gjithë e dinë se çfarë po ndodhë sot në vendet e dashura të Shamit dhe në Siri saktësisht, siç është turrja e armiqve të Islamit: pushteti Nusajrij, shiat e Iranit, e Irakut dhe të Libanit, ndihma e këtyre nga Rusia, pëlqimi nga Perëndimi, tradhtia, shkujdesi dhe dembelia e shteteve arabe dhe islamike; saqë kemi mbetur të dëgjojmë dhe të shohim për çdo ditë vrasje e therje ndërsa e gjithë bota sheh ser dhe nuk lëvizë aspak!
Po, ka prononcime të rrejshme politike por mes gjithë kësaj djelmoshat trima të Sirisë me armë të lehta që i fituan nga pushteti kriminel apo u erdhën tinëz dhe me turp nga disa shtete apo individë po ballafaqohen kundër armëve gjigande të Rusisë, Iranit dhe Hizbu Latit.
Pasi afati i luftës zgjati dhe hyri në vitin e tretë, shumë prej besimtarëve xhelozë ngritën meselenë e dispozitës së xhihadit në Siri për ata që nuk banojnë atje; disa prej tyre përsëritën fetvanë e njohur të dijetarëve muslimanë, e cila është:
“Çdo vend që kaplohet nga lufta, secili banor i atij vendi e ka farz ta mbrojë dhe ta luftojë armikun sulmues. Nëse ata nuk munden apo kthejnë shpinën, këtë farz e kanë ata që jetojnë më afër tyre, kësisoj, derisa xhihadi të bëhet farz ajn për çdo musliman, në mënyrë që të mposhtin armikun kurse muslimanët të fitojnë.”
Po xhihadi në Siri sa përkon me këtë fetva? A ka mbërritur çështja të thuhet se xhihadi atje është farz ajn për çdo musliman për të cilin nuk nevojitet leja nga prindërit dhe çdokush që nuk shkon pa pasur arsye bën haram?
Përgjigjja:
1. Një fetva për çfarëdo teme e ndodhur në mesin e njerëzve, duhet t’i plotësojë dy gjëra: Njohja e dispozitës fetare për atë çështje dhe; njohja e plotë dhe e saktë e realitetit aktual. Kjo është ajo që dijetarët e quajnë Tehkikul Menat – Vërtetimi i shkakut, qëllimit. Pas kësaj, hulumtohet fetvaja që do të përkon me realitetin në fjalë, pasi të njihet dhe të shihet qartë ai realitet. Nëse njëri nga këto dyja mungojnë, sikurse padituria për dispozitën fetare apo mangësia në përfytyrimin e realitetit, atëherë ajo fetva do jetë larg të vërtetës.
2. Numri i banorëve të Sirisë është përafërsisht 25 milionë. Më shumë se 75% janë muslimanë sunnij dhe sikur ta llogarisnim që vetëm 5% nga djemtë e rinisë kanë mundësi të përdorin armët – që personalisht mendoj se janë më shumë – numri do jetë afër një milionë. Shumë prej tyre dëshirojnë me shpirt xhihadin kundër pushtetit të padrejtë dhe kafir, pushtetit Nusajrij. Shumë prej atyre djemve janë stërvitur në përdorimin e armëve, ose gjatë shërbimit të detyruar ushtarak nga pushteti – magjia po i kthehet magjistarit – ose gjatë këtyre viteve të luftës. Një numër i tyre ishte edhe pjesë e ushtrisë dhe gjatë këtyre viteve u larguan nga ajo, siç janë shprehur disa nga liderët e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe disa komandantë dhe ushtarë të tjerë që zgjodhën ahiretin ndaj dynjasë, fisnikërinë ndaj poshtërimit për tu larguar nga pushteti që në ditët e para të revolucionit.
Për këtë shkak – Allahu e di më së miri – shumë prej dijetarëve dhe parisë siriane të mendimit islamik jashtë Sirisë, e po ashtu shumë prej komandantëve brenda Sirisë, sikurse kryetari i Këshillit Ushtarak në Haleb, kolonel Abdulxhebbar el-Akidi, dhe atë pas betejës së Kusajrit; udhëheqësi i Lëvizjes islamike “Të lirët e Shamit” Hassan Abud; udhëheqësi i “Flamurit të Teuhidit” Abdulkadir es-Salih dhe të tjerë; kanë thënë qartë se nuk kanë nevojë për njerëz për luftë, sepse muxhahidët atje ndërrohen në përdorimin e një arme. Ata janë të një mendimi se vendi ka nevojë për armatim dhe pasuri, sepse kanë shumë pak ndërsa që të gjithë duan të marrin pjesë. Këto prononcime janë të shumta dhe gjenden në YouTube dhe Twitter, mund tu referohet kush dëshiron. Banorët e vendit më së miri e njohin vendin e vet.
3. Duke u bazuar në dy pikat paraprake, themi: Detyrimi i kohës tani është përkrahja e muxhahidëve me pasuri dhe armatim. Nëse furnizimi me to arrihet por ende armiku nuk zmbrapset dhe paraqitet nevoja për burra me kërkesë të njerëzve kompetentë, atëherë punojmë sipas fetvasë së njohur të dijetarëve dhe themi që ajo përkon me realitetin. Atëherë, xhihadi me trup bëhet farz për ata që janë afër, e pastaj ata që vijojnë, e kështu me radhë. Normalisht, secili sipas mundësive dhe duke pasur parasysh dobitë dhe dëmet.
4. Shumë nga rinia entuziaste për të shkuar në xhihad në Siri nuk kanë të përvetësuar përdorimin e armëve dhe kanë nevojë për stërvitje. Stërvitja kërkon trajnues, armatim, plumba si dhe kërkohet për ta banim, haje dhe pije. Kësisoj, këta djemë do të jenë padyshim një ngarkesë për muxhahidët.
5. Po ashtu nuk guxojmë të jemi të shkujdesur nga fakti se të gjitha vendet e muslimanëve janë duke kaluar nëpër situata të rënda mes kurthave të natës dhe të ditës që i bëjnë armiqtë e Islamit dhe të muslimanëve, mes tentimit për të vesternizuar shoqëritë e tyre dhe për të çrrënjosur identitetin e tyre. Andaj, kujdesi për të pasur pasardhës të mirë, përmirësues, xhelozë për Fenë, syçelë ndaj kurthave të armikut, muxhahidë me gjuhë dhe me laps kundër armiqve të Islamit dhe tradhtarëve laikë, liberalë dhe atyre shia është nga farzet më madhështore. Prandaj, nuk është në interes të vendeve muslimane, e sidomos të vendit të Dy Haremeve – i cili është synim strategjik i shiave, perëndimit dhe i bishtave të tyre – të zbrazen apo të pakësohen ata që i përkasin metodologjisë së shëndoshë, madje kjo mund të quhet dhe ikje nga një betejë ku ka nevojë për ty drejt një beteje ku shprehimisht udhëheqësit e saj kanë thënë se nuk kanë nevojë për ty!
6. Sa i përket thirrjes së përgjithshme për në xhihad, përveçse nuk është një farz fetarisht sot për sot, ai po ashtu nuk është as real, sepse shtetet fqinje të Sirisë që kanë ose orientim iranian (Iraku dhe Libani) ose orientim perëndimor (Jordania dhe Turqia) janë një pengesë e madhe në këtë drejtim; ai shtet që sot lejon futjen e pak individëve, nuk do lejojë nesër hyrjen e grupeve të shumta atje.
Përderisa fjala e muxhahidëve në Siri dhe fjala e atyre që mbajnë lidhje me ta është e njëjtë, që thotë se kanë nevojë për pasuri dhe armatim, atëherë ky është farzi i muslimanëve deri t’ua jep Allahu fitoren dhe deri t’u mjaftojnë ato ndihma. Secili aq sa ka mundësi, këtu nuk ka gjë të caktuar, kurse ata që thonë se kur bëhet farz xhihadi me pasuri, secili musliman që ka mundësi, e ka farz të përgatisë së paku një luftëtar; ose duhet të jep gjithçka që i tepron për një vit, nuk di asnjë prej fukahave ta ketë thënë këtë, dhe as që ka ndonjë argument mbi këtë.
Muslimani e ka detyrë të shpenzojë nga ajo që i ka dhënë Allahu aq sa ka mundësi derisa Allahu t’ua jep fitoren muslimanëve. Xhihadi me pasuri është nga llojet më madhështore të xhihadit, përmendjes së tij Allahu i dha përparësi në Kuran nëntë herë para xhihadit me trup, ndërsa xhihadit me trup i dha përparësi në përmendje vetëm një herë. Nëse çdo shoqatë apo organizatë e dijetarëve muslimanë do të merrnin përsipër përgatitjen e 12 000 muxhahidëve sirianë me armatim dhe me çfarë nevojitet, atëherë pushteti Nusajrij dhe ndihmësit e tij shia nuk do mund të përballonin as një muaj përpara tyre.
Po ashtu, xhihad farz është dhe xhihadi me gojë. Ky është farz për secilin që ka mundësi, qoftë dijetar, hoxhë, hatib apo gazetar; madje, edhe shumë prej njerëzve të rëndomtë që kanë përvetësuar përdorimin e mjeteve elektronike moderne. Atë mund ta bëjnë duke përkrahur çështjen në fjalë, duke mbrojtur popullin (kryengritësit), duke kërkuar të drejtat e tyre, duke nxitur qeveritë dhe organizatat që tu dalin në ndihmë atyre njerëzve për të ndalur keqbërjen e pushtetit zullumqar ndaj njerëzve, duke i sqaruar Umetit Islam rrezikun e Nusajrive dhe Shiave me shpjegime për prishjen e tyre, për çrregullimin që duan, për dëmin e tyre dhe për dëmtimin që duan, po ashtu duke demaskuar thirrjet tradhtare të perëndimit kinse mbrojnë lirinë e popujve që duan fatin e tyre dhe ndihmën që ia japin zullumqarit.
Po ashtu, për ata vëllezër e kemi farz tu ndihmojmë me lutje, sidomos në kohët kur lutjet pranohen. Lutja është një armë për të cilën shumica janë të shkujdesur, kurse me të Allahu i ka ndihmuar muslimanët në shumë beteja.
Fjala ime e fundit për dijetarët, parinë e mendimit dhe të davetit, qeveritë arabe dhe islamike, si dhe për popujt muslimanë është:
Beteja që po ndodh sot në Sham është betejë ideologjike sektare, mes kufrit e shiave nga njëra anë dhe imanit e sunetit në anën tjetër, dy tabore dhe hiç më shumë. Por, nëse Siria bie në duar të shiave – Allahu mos e lejoftë – le ta presin radhën edhe shtete të tjera. Të gjithë i njohin ambiciet e Iranit në atë rajon dhe krahët e shtrirë që i ka deri në Jemen dhe në shtetet e Gadishullit, madje edhe deri në disa shtete të Afrikës.
Perëndimi askënd nuk e ka shok të përhershëm, ai nuk shikon përveçse interesin e tij personal; atë interes e kanë mbi të gjitha ndërsa të mençurit i mjaftojnë sinjalet.
Allahu është Mbizotërues i çështjes së Tij.
Shqipëroi: Omer Berisha